• |
ide | kryesore

“Do vrasë Vuçiç dhe më pas veten”/ Arrestohet i riu serb

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Mediat serbe njoftuan arrestimin e një të riu të akuzuar se kishte në plan vrasjen e vrasjen e Presidentit Aleksandër Vuçiç. Sipas të njëjtave burime, Dragan V. u arrestua të shtunën pasi u denoncua nga partnerja e tij e cila e raportoi në polici për dhunë në familje dhe planifikimin e vrasjes së presidentit.

Gjatë kontrollit në banesë janë gjetur një maskë, 2 pistoleta, rreth 200 copë fishekë, 6 thika dhe një laptop. Ai është marrë në pyetje nga autoritetet duke deklaruar se arma është e babait të tij të ndjerë dhe ka mohuar akuzat e partneres se ka planifikuar të vrasë presidentin e më pas të vrasë veten.

Për momentin ai është lënë në burg me akuzën e armëmbajtjes pa leje për të cilën dënohet me burgim nga 2 deri në 12 vjet. Mediat serbe që janë pranë Vuçiç kanë raportuar edhe se ai është truprojë e njërit prej liderëve të opozitës. ©LAPSI.al


3 Comments

  1. Jane skenari tipike te shteteve diktatoriale komuniste.Ne shqiperi nuk kalojne keto skenare.Une habitem si ska nxjere spartak braho ndonje skenare se donin te vrisnin edhe udheheqsin tone vellaun e vucicit edi rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *