• |
ide | kryesore

Avokati 38-vjeçar goditet dhe kanoset në zyrën e tij në Fier

-Instant, Lajme, Të fundit



Një avokat është dhunuar në qytetin e Fierit. Policia njofton se shtetasi E.XH., ka kanosur dhe goditur në zyrën e tij avokatin A.O., 38-vjeç për motive të dobëta. 46-vjeçari tashmë është shpallur në kërkim nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin E. Xh., 46 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe goditur në zyrën e tij, shtetasin A. O., 38 vjeç, (avokat). Po punohet për kapjen e shtetasit E. Xh. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *