• |
ide | kryesore

Sandra Bullock: Jam penduar për filmin “Miss Miqësia 2”

-Instant, F1, Paparazzi



Aktorja e njohur , Sandra Bullock ka deklaruar së fundmi se është penduar për Miss Congeniality 2.

Nuk duhet të ishte bërë vazhdimi i filmit. Mendoj se do të ishte më mirë vetëm origjinali”u shpreh aktorja për Metro UK në një intervistë të botuar të mërkurën.

Bullock luajti si agjentja e FBI-së Gracie Hart në filmin origjinal Miss Congeniality në vitin 2000 –– dhe vazhdimin, Miss Congeniality 2, i cili doli në kinema në 2005.Megjithatë, ajo shtoi se është “e kënaqur” që filmi vijues ndodhi “për shkak të Regina [King], të cilën unë thjesht e adhuroj pa masë”. King iu bashkua vazhdimit si partneri i Hart, Sam Fuller.

Për sa i përket një ‘Miss Congeniality 3’ të mundshme, Sandra tha gjatë bisedës, “‘Zot jo! Jo, jo.” Megjithatë , ajo rrëfeu se do të pranonte nëse do të bëhej një film tjetër por me “Gracie Hart në moshën 10, 11-vjeçare”.
Në mars, Bullock tregoi për ‘People” se do të bënte një pushim nga aktrimi.
“Unë nuk do të tërhiqem, thjesht nuk do të kaloj kohë para kamerës për një kohë,” zbuloi ajo për Sandra Vergara në premierën e komedisë së saj të re aksion, “The Lost City” në Los Anxhelos. “Unë kam fëmijë.””Më mirë do t’i shikoja çdo ditë dhe t’i bëja të zemërohen me mua sesa mos të krijoja kujtime me ta .”/Lapsi.al

 

 

 

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *