• |
ide | kryesore

Chris Brown baba për të tretën herë

-Instant, Paparazzi, Slider



Chris Brown ka njoftuar në rrjetet e tij sociale se është bërë baba për herë të tretë.

Të premten në mëngjes, artisti 32-vjeçar konfirmoi se ai dhe modelja Diamond Brown kishin mirëpritur një vajzë në janar.

Ai e zbuloi lajmin me një foto të adhurueshme në “Instagram” duke festuar 3-mujorshin e fëmijës.

Fotoja tregon vogëlushen, e quajtur Lovely Symphani, e veshur me Gucci.

Diamond ndau të njëjtën foto në “Instagram”-in e saj të enjten, së bashku me mbishkrimin:

“Të dhashë jetën, por në të vërtetë, ti më dhe jetë mua. GËZUAR 3 mujorin e vogla ime!”

Ndonëse kjo është dalja e parë publike e Chris Brown me fëmijën e tij më të vogël, modelja Diamond dokumentoi shtatzëninë e saj dhe lindjen e vajzës së saj në “Instagram”.

“Princesha është këtu! Lovely Symphani Brown”, shkroi në atë kohë Diamond , duke treguar se Lovely lindi më 7 janar. “Unë premtoj të të dua dhe të të mbroj gjithmonë. Përgjithmonë e jotja, mami.”

Brown ka një vajzë 7-vjeçare të quajtur Royalty me ish të dashurën Nia Guzman; dhe ndan një djalë 2-vjeçar, Aeko Catori, me Ammika Harris.

Me rastin e mirëseardhjes së fëmijës së tij të parë, ylli foli sesi durimi i tij është shtuar që kur u bë baba:

“Unë gjithmonë dua që gjërat të bëhen në moment por, e dini, të jesh në gjendje të bëhesh baba dhe, të shoh vajzën time të rritet që nga ato faza graduale, nga zvarritja tek ecja deri te të thuash fjalë tani, të mësosh gjëra të ndryshme çdo ditë është thjesht duke më mësuar mua si të kem durim”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *