• |
ide | kryesore

Atentat në Shkodër/ Qëllohet për vdekje 55-vjeçari Nazmi Bandula (FOTO)

-Instant, Lajme, Të fundit



Personi në foto është viktima Nazim Bandula, që u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Shkodër. Në foto ai paraqitet në një moshë të re.

Bandulla është ekzekutuar këtë të martë sapo kishte marrë kafen e mëngjesit për ta konsumuar.  Viktima ishte ulur në tavolinën e jashtme të lokalit kur një automjet i është afruar, ka ulur xhamin dhe ndaj tij kanë qëlluar disa herë me armë zjarri. Plumbat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme 55-vjeçarit ndërsa klientët e tjerë dhe punonjësit e lokalit fatmirësisht kanë shpëtuar pa marrë plagë. Autorët janë larguar menjëherë me shpejtësi teksa policia e Shkodrës ka ngritur postblloqe në rrugët kryesore si dhe ka marrë në pyetje dëshmitarët.

55-vjeçari Bandula nuk ishte një emër i panjohur për policinë. Bandula ishte një person me precedent të mëparshëm penal për konflikte brenda familjes. Më 26 dhjetor të 2020, një sasi tritoli i ishte vënë mjetit tip fouristradë X5, të Bandulës që ishte i parkuar pranë shtëpisë së tij, ku nga shpërthimi nuk pati të lënduar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *