• |
ide | kryesore

Gjendet i braktisur motori i atentatorit të kreut të policisë bashkiake të Malësisë së Madhe

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës ka gjetur motoçikletën më të cilën udhëtonte autori i atentatit ndaj Drejtorit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj. Burimet nga policia e Shkodrës i thanë lapsi.al se motoçikleta është gjetur vetëm rreth 500 metra larg nga vendi ku është kryer atentati, në rrugën e pompave të ujësjellësit që të dërgon në zonën e Livadheve.

Motoçikleta është gjetur rreth orës 18:00 të së dielës. Të njëjtat burime thanë se për gjetjen e mjetit dhe autorit janë përdorur edhe dronë. Motoçikleta është dërguar në policinë e Shkodrës ku po i nënshtrohet verifikimit nëse autori ka lënëv gjurmë gishtash që do të çonin në identifikimin e tij.

Të njëjtat burime i thanë lapsi.al se janë shoqëruar 3 persona të cilët dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen e rëndë, e cila tronditi Shkodrën mesditën e së dielës. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *