• |
ide | kryesore

Detaje për atentatin në Shkodër/ Në kërkim djali i ish-Presidentit të Vllaznisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tornato Fusha, 20-vjeç dhe Bajram Cerkoja, 24-vjeç, janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se janë personat që kanë marrë pjesë në atentatin ndaj Alban Bruçit mbrëmjen e 25 gushtit në Shkodër.

Të rinjtë po kërkohen nga Policia e Shkodrës dhe janë identifikuar dy ditë pas ngjarjes së rëndë. ABC raporton se Tornato Fusha, njëri nga dy rinjtë e shpallur në kërkim është i biri i ish-presidentit të Vllaznisë, Valter Fusha.

Sipas policisë para 2 vitesh, Alban Bruçi është konfliktuar për motive të dobëta me Tornato Fushën.

Ky konflikt dyshohet të jetë motivi pse Tornato Fusha dhe Bajram Cerkoja qëlluan me armë zjarri, mbrëmjen e së enjtes në lagjen “Partizani”.

Autorët qëlluan me breshëri në drejtim të mjetit tip “Audi”, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 predha.

Asnjë prej plumbave nuk e ka kapur të riun, i cili ishte në makinë. Pas ngjarjes ai ka shkuar në polici, ku edhe ka denoncuar. Në dëshminë e tij ai tha se nuk i njihte autorët.

Alban Bruçi është person i njohur për policinë e Shkodrës pasi ka qenë i ndaluar nga policia si i dyshuar për tentativë vrasje ngjarje e ndodhur në 2016-en. Ai ka bërë 1 vit burg. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *