• |
ide | kryesore

EMRAT/ Identifikohen autorët e atentatit me armë në Shkodër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës ka identifikuar personat që qëlluan me armë zjarri në drejtim të 30-vjeçarit Taulant Pepaj, mesditën e së shtunës në këtë qytet. Burime nga blutë e Shkodrës bëjnë të ditur se janë shpallur në kërkim Esmeraldo Hato, Sehar Xhenje dhe vëllai i tij.

Të njëjtat burime thanë se autorët janë identifikuar nga kamerat e shumta të sigurisë në zonë. Mësohet se konflikti mes të rinjve ka nisur që në burg, pasi Pepaj është prangosur dy herë, për trafik lëndësh narkotike dhe plagosje.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe ka rezultuar se autorët janë larguar nga vendngjarja me dy makina, një “Mercedez Benz S” dhe një “Jaguar”. Uniformat blu kanë ngritur postblloqe të shumta në zonë për kapjen e autorëve. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *