• |
ide | kryesore

E shpallur në kërkim për mashtrim, kapet 36 vjeçarja në Fier

-Instant, Lajme, Të fundit



Ishte shpallur në kërkim për mashtrim dhe fshehje të ardhurash arrestohet në Fier një 36 vjeçare.

Ne kuadër të operacionit të koduar “Faqet Online”, i zhvilluar 3 ditë më parë nga Policia e Tiranës është bërë i mundur arrestimi i shtetases M. G., 36 vjeçe.

Për këtë shtetase, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Kapet një shtetase e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Faqet Online”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim me strukturat e DVP Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetases M. G., 36 vjeçe, banuese në Fier, e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Faqet Online”, i zhvilluar 3 ditë më parë nga Policia e Tiranës.

Për këtë shtetase, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve””, thuhet në njoftimin e policisë.

 



1 Comment

  1. Shtet kari, askund ne botë nuk ka arrest me burg për “Fshehje e të ardhurash” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve””. Ka denime e gjoba te tjera plot.

     

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *