• |
ide | kryesore

FAO: Çmime rekord për ushqimet në mbarë botën

-Instant, Lajme, Të fundit


Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës ka prekur rëndë tregjet dhe ka shkaktuar rritjen e çmimeve të ushqimeve. Sipas OKB-së çmimet e ushqimeve kanë arritur në mbarë botën nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë. Sipas njoftimeve të Organizatës Botërore të Ushqimit dhe të Bujqësisë (FAO) indeksi përkatës është rritur nga shkurti në mars të këtij viti me 12.6%.

Lenta Supermarkt in St Petersburg

Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës dhe lufta që po vazhdon ka shkaktuar “një valë tronditëse” në tregun botëror të ushqimeve, tha FAO.

Deutschland Lebensmittelpreise | Hamsterkäufe Speiseöl

Ukraina dhe Rusia janë vende të rëndësishme në të cilat kultivohen grurë, misër dhe luledielli.  Po ashtu Ukraina është furnizuesi më i madh me ushqime i Programit Botëror të Ushqimit (WFP). WFP shpërndan ushqime për 125 milionë vetë në mbi 80 vende anembanë botës. Nëse arat në Ukrainë nuk punohen tani, nuk do të ketë korrje dhe eksportet e grurit përmes porteve të Ukrainës do të mbeten të bllokuara për shkak të luftës, situata për shumë shtete dhe zona krize do të bëhet shumë kritike.

Për shkak të luftës në Ukrainë si dhe të sanksioneve ekonomike kundër Rusisë eksportet dhe zinxhirët e furnizimit janë ndërprerë gjë që ka prekur rëndë tregjet dhe ka shkaktuar rritjen e çmimeve të ushqimeve. /DW


13 Comments

  1. Duke qene se ne bashkepunojme me vende te tjera dhe ato na furnizojne ne,cmimi nuk eshte ekskluziv nga qeveria jone!
    Ndaj mirwkuptoni vendimet qe merren

  2. Kur rriten per te gjithe normal qe do rriten dhe per ne. Mos te ja vejm fajin qeveris tone gjithmone perderisa ne nje pjes te mire te produkteve ne marrim nga to

  3. Problem kjo lufta se ka hap goxha probleme ne bote me kto cmimet , ishalla po maro sa me shpejt se na cau bashen

  4. Cmimet ne mbare boten jan prekur nga sanksionet dhe lufta e ukraines , shpresojm te mbaro sa me shpejt kriza qe gjendja te normalizohet

  5. Lufta ka sjell kriz te cmimeve ne cdo vend por urojme qe kjo situate te kaloje sa me shpejt dhe ti kthehemi normalitetit.

  6. Keto cmime vendosen nga vendet e jashtme, prandaj cmimet jan kaq te larta, sepse nuk jan ekskluzive nga qeveria jone. Shifni pra ca behet ne tgjitha vendet pastaj mendohuni te ankoheni.
    Kriza po menaxhohet sic duhet nga qeveria

  7. Lufta ka sjell ndryshime te medha ne cmime dhe fatkeqesisht e ka prekur dhe vendin tone, shpresojme te normalizohet sa me pare situata

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *