• |
ide | kryesore

Nis me debate seanca e sotme plenare/ Opozita 3 orë mocion me qeverinë për rritjen e çmimeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Seanca e sotme parlamentare ka nisur dhe pritet të vijojë të ketë debate të shumta, pasi sot për 3 orë rresht mes opozitës dhe qeverisë do të diskutohet lidhur me rritjen e çmimeve. Që në fillim të seancës deputeti demokrat, Edmond Spaho ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës. Spaho ka thënë se seanca e sotme plenare duhet të nisë me interpelancën e kërkuar nga grupimi i Rithemelimit me kryeministrin Edi Rama dhe jo me mocionin e debatit të kërkuar nga grupi parlamentar i PD për krizën e çmimeve.

“Seanca të filloje me interpelancë dhe jo e mocionin. Rregullorja e Kuvendit e thotë kështu që interpelancat janë pika të para të rendit të ditës. I lini lojërat me rregulloret”, tha deputeti.

Ndërkohë në rend dite është interpelanca e thirrur nga një grup deputetësh më kryeministrin Edi Rama, por ajo nuk do të zhvillohet, pasi ai është nisur drejt Brukselit. Këtë interpelancë Rama, ia ka deleguar ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. Nga ana tjetër në interpelancë është thirrur edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nga 2 deputetët e grupit të Berishës, Albana Vokshi dhe Flamur Noka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *