• |
ide | kryesore

Goditën me leva kancelarin e Gjykatës së Elbasanit, identifikohet një nga autorët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një nga autorët e sulmit të kancelarit të Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi ështe Osama Gashi.

Policia e ka identifikuar së fundmi.

Burime për Panorama bëjnë të ditur se Policia e Elbasanit, pasi ka marrë të gjitha kamerat e rrugës Egnatia ne Lagjen “Kala”, por edhe kamerat e bizneseve, te cilët ndodhen përballë automjetit të autorëve kanë identifikuar njërin prej tyre, i cili Osama Gashi dhe është shpallur ne kërkim.

Sulkuqi deri tani nuk ka pranuar që të bashkëpunojë me policinë. Ndërkohë nga kamerat e sigurisë pranë vendit ku ndodhi ngjarja duken dy persona, njëri me kapele të zezë.

HETIMET

Ndonëse policia e Elbasanit ka dyshime se sulmi ndaj zyrtarit ka ndodhur per shkak të detyrës, nuk përjashton pistën që kancelari të jetë qëlluar edhe  për arsye personale ndaj është duke vijuar hetimet mbi ngjarjen.

Një burim i cili ka parë nga afër ngjarjen sqaron për Panoramën se dy personat kane parkuar mjetin në hyrje të rrugës “Egnatia”. Me hap të shpejtë kanë arritur 51-vjecarin dhe kanë nisur ta godasin menjëherë me sende të foerta në kokë dhe trup duke i lënë plagë të rënda. Më pas me shpejtësi i janë drejtuar mjetit duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *