• |
ide | kryesore

I arrestuar për aferën e inceneratorëve, Alqi Bllako kërkon lirinë: Nuk jam i rrezikshëm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako i cili ndodhet në burg se akuzohet se ka përfituar 15 mln lekë për shkak të shkeljeve për inceneratorin e Fierit, ka depozituar sot në Apelin e GJKKO kërkesën për ndryshimin e masës së arrestit. Bllako ka kërkuar lirinë me pretendimin se ai nuk është i rrezikshëm dhe se nuk i shmanget hetimit, të nisur ndaj tij. Rikujtojmë se Bllako akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, lidhur lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit.

Referuar dosjes, Prokuroria e Posaçme kërkoi arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako me dyshimin se ka marrë në formë rryshfeti 150 milionë lekë për ndërtimin e inceneratorit të Fierit. Sipas hetimeve këtë shumë parash, deputetit socialist e ka marrë nga kompania “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k. duke paguar fiktivishit babain e tij Edmond Bllako, që rezulton i punësuar në Inceneratorin e Tiranës. SPAK akuzon gjithashtu Bllakon se ka falsifikuar dokumentat për inceneratorin e Fierit në kohën kur mbante detyrën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin, Lefter Koka dhe kryetarin e komisionit të shpronësimeve Pëllumb Abeshi. Ata kanë ndryshuar destinacionin e sipërfaqes së tokës ku u ndërtua inceneratori nga tokë arë në tokë truall duke i shkaktuar një dëm ekonomik buzhetit të shtetit prej 16 288.344 (gjashtëmbëdhjetë milion e dyqind e tetëdhjetë e tetë mijë e treqind e dyzet e katër) lekë.

Gjithashtu si prova të reja SPAK ka paraqitur edhe tre udhëtime që ish deputeti ka bërë ne kohë të ndryshme me biznesmenin Klodian Zoto që ka fituar koncesionarin e Fierit. Ndërkohë ish-deputeti ka mohuar akuzat e SPAK, se është i përfshirë në këtë aferë


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *