• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit për fundjavën: Vranësira e reshje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
moti, parashikimi i motit, kthjellime, vranësira, reshje shiu



Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak bëjnë me dije se temperaturat e ajrit në vendin tonë janë në rritje dhe “një paqëndrueshmëri e lehtë mjafton të kthejë motin nga të kthjellët në të vranët si dhe reshje shiu afatshkurtra por të rrëmbyeshëm”. 

Në këtë mënyrë kjo fundjavë, si për ditën e shtunë ashtu dhe atë të diel, parashikohet që ditët nisin fillimisht me diell e vranësira kalimtare.

“Më pas në orët e nxehta të ditës (mesditë deri pasdite) do te kete shtim vranësirash deri në të dendura kryesisht relievet kodrinore – malore”.

Në një pjesë të madhe të territorit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobeta dhe lokale. Por përreth zonave malore reshjet në kohë afatshkurtër do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Këto reshje hera-herës janë të rrëmbyeshme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *