• |
ide | kryesore

Kritikat për përdorim të photoshopit në reklamën e re të Monica Bellucci-t

-Instant, Paparazzi, Slider



Monica Bellucci ka publikuar një sërë fotografish nga ceremonia ‘Maria Callas Monaco Gala & Awards 2022’, ndërsa është kritikuar për ekzagjerim me Photoshop.

Aktorja italiane, e cila njihet për bukurinë e saj natyrale, ka pozuar me një fustan të gjatë me të hapur në pjesën e këmbës. Këtij kombinimi ia shtoi edhe një gjerdan elegant dhe një palë vathë. Megjithatë, është venë re se fotografitë ishin të përpunuara. “Pse kaq shumë Photoshop për të?”, ka shkruar një ndjekës i zhgënjyer, ndërsa komenti i tij mori qindra pëlqime.

“Fotografitë tua nuk kanë nevojë për filtra. Je e bukur pa to”, ka shkruar një tjetër.

Ndryshe, në të kaluarën 57-vjeçarja është vlerësuar për bukurinë e saj natyrale dhe plakjen dinjitoze, pasi me sa dihet ajo nuk ka bërë asnjë korrigjim estetik. Ndërsa vet aktorja ka theksuar se ndihet krenare për rrudhat e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *