• |
ide | kryesore

Blac Chyna humb një tjetër cështje kundër Kardashian

-Instant, Paparazzi, Slider



Blac Chyna ka humbur një tjetër cështje në luftën e saj kundër Kardashian-Jenners.

Ish personaliteti televiziv, humbi një kërkesë për shkarkimin e gjyqtarit në gjyqin e saj për pretendimet se ai ishte i njëanshëm ndaj familjes së famshme, tregojnë dokumentet e reja gjyqësore të siguruara nga Page Six.

Avokatja e Chyna, Ciani pohoi  në një deklaratë për mediat  se Alarcon kishte një “keqtrajtim të neveritshëm” të “shfaqjes së paligjshme të fotove lakuriq” të modeles nga avokati i familjes Kardashian.

Nga ana tjetër, avokati i familjes u përgjigj  duke e quajtur paraqitjen e fundit të Chyna-s një “përpjekje të pabazë për të shpëtuar fytyrën pas humbjes në gjyq”.

Avokati vazhdoi duke thënë se ndërsa ajo, emri i vërtetë i së cilës është Angela White, është e zhgënjyer me vendimin, “përpjekja e saj dhe e Cianit për të akuzuar gjyqtarin është e pavlerë, e pandershme dhe meriton sanksione”, duke shtuar se  avokatja nuk e gjykoi gjyqytarin deri sa  juria vendosi kundër klientit të saj”.

Chyna, paditi Kris Jenner, Kylie Jenner, Kim Kardashian, Khloé Kardashian dhe ish Rob Kardashian në tetor 2017 për 40 milionë dollarë për humbje të të ardhurave dhe më shumë se 60 milionë dollarë në fitime të ardhshme, duke pretenduar se familja përdori ndikimin e saj për të dëmtuar reputacionin e saj dhe anuloi një sezon të dytë të “Rob & Chyna”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *