• |
ide | kryesore

SPAK kërkon 1 vit e 8 muaj burg për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën ndaj Thoma Gëllçit, ish-drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së. Spak ka kërkuar 2.6 vite burg për Gëllçin, i cili në sajë të gjykimit të shkurtuar i zbret në 1.8 vite burg.

SPAK kërkon gjithashtu nga gjykata dënimin me nga 1 vit burg për Alban Malavecin, Julian Tapinë dhe Ervin Murrajn.

“Kërkoj deklarimin fajtor të të pandehurit Thoma Gëllçi për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe dënimin e tij me dy vjet e gjashtë muaj burg. Në aplikimin e nenit 406 të Kodit Penal, kërkoj dënimin e tij me 1 vit e 8 muaj burgim”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Gëllçi u arrestua me urdhër të SPAK në tetor të vitit të kaluar, bashkë me tre punonjës të tjerë të Radio Televizionit Shqiptar.

Sipas SPAK Gëllçi dyshohet se ka kryer shkelje ligjore në një procedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me fond limit afro 87 milionë lekë të zhvilluar në datën 9 nëntor të vitit 2018.


2 Comments

  1. Sikur SPAK te beje hetim per gjithe drejtoret e Radio-Televizionit Shqiptar pas vitit 1991, asnjeri prej tyre nuk mbetet jashte e neper studio televizive, por i bashkohet Gellcit, madje mundet qe mes tyre te kete denime edhe me te renda per abuzim me fondet qe kane marre nga buxheti i shtetit cdo vit.

    1. Tvsh ose tv shurra hale e vjeter e cerdhes hajdute komuniste.
      Qelbesire institucion. Te gjithe hajduter. Rrofte somalia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *