• |
ide | kryesore

Tjetër sulm me armë në SHBA, vriten 3 njerëz pasi një person qëllon të rinjtë në një lokal

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet



Një tjetër tjetër sulm me armë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Filadelfia, ku kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur reth 15 të tjerë. Mediet e huaja bëjnë me dije se një person i armatosur hapi zjarr në një zonë, ku ishin mbledhur disa qytetarë dhe po argëtoheshin për fundjavë.

Dy nga viktimat janë identifikuar si një grua 25-vjeçare dhe një burrë 22-vjeçar. I dyshuari është në mesin e të plagosurve dhe po trajtohet në një spital lokal për një lëndim jashtë rrezikut për jetën. Një burim policor i tha “ABC Philadelphia” se kur oficerët mbërritën në vendngjarje panë autorin teksa qëllonte mbi turmën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *