• |
ide | kryesore

Mungesa e morgjeve/ “Një morg për një milionë banorë”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bledar Xhemali, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore në një intervistë për Euronews, u shpreh se morgu e Institutit të Mjekësisë Ligjore, i cili ka kapacitet vetëm për mbajtjen e 24 trupave, është i vetmi morg për 1 milion banorë.

“Familjarët mund ta lënë në ruajtje disa ditë pasi mund të jenë jashtë. Por jemi i vetmi morg për 1 milion banor, kemi mbingarkesë. Në kushte frigoriferike kemi vend vetëm për 24 trupa”, thotë Bledar Xhemali.

Në 2007 morgu në spitalin e traumës, që përballon pjesën kryesore të aksidenteve, kushtoi 11 milionë lekë. U përdor për pak kohë, por tashmë nuk është funksional. Në ambientet e tij është vendosur shërbimi i imazherisë. Edhe Spitali Infektiv nuk ka morg.

Situata më alarmante paraqitet në rrethe, ku morgje funksionale kanë vetëm spitalet e qyteteve ku janë vendosur zyrat e qarkut. Në qytetet e tjera, morgjet janë kthyer në zyra ku qëndron përkohësisht pacienti i pajetë.

“Duke përjashtuar morgun qendror, shumica e rretheve nuk kanë frigorifer. Shumica janë në gjendje të mjerueshme, pasi atje ka 30 vite që nuk investohet për morgje”, shprehet mjeku.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *