• |
ide | kryesore

Aksidenti tragjik/ Trupat e 7 emigrantëve dërgohen në morgun e Lushnjes

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lushnje



Trupat e pajetë të 7 emigrantëve që humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur rreth 1 km larg nga këlcyra, në fshatin Kuqar, janë dërguar në morgun e qytetit të Lushnjes.

Sipas raportimeve, ata do t’i nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore, e cila pritet të përcaktojë edhe identitetin e viktimave.

Policia arriti të identifikojë vetëm drejtuesin e automjetit, shtetasin Edison Bregaj, i cili po transportonte emigrantët, që besohet se janë shtetas nga vendet e treta, që shfrytëzojnë korridoret për të kaluar drejt vendeve të BE-së, duke përdorur territorin shqiptar.

Dyshohet se klandestinët kanë hyrë nga kufiri i gjelbërt “Tre Urat’ në Përmet. Kanë qëndruar për gati 30 minuta në pritje të ardhjes së makinës që do i çonte më pas në drejtim të Hanit të Hotit, më pas në Mal të Zi, Kroaci dhe destinacioni final vendet e BE-së. Për këtë rrugëtim mësohet se secili prej tyre kishte paguar 300 euro.

Automjeti tip veturë, ku ndodheshin 8 persona, sipas ekspertizës, ka dalë nga rruga dhe ka fluturuar në një distancë të madhe.

Më tej, ajo ka goditur shpatin e pjerrët në drejtim të lumit Vjosa dhe për shkak të shpejtësisë ka vijuar rrotullimet disa herë duke shkëputur pjesë të tij gjatë lëvizjes e duke nxjerrë edhe trupat e viktimave njëri pas tjetrit.

Të tetë personat kanë humbur jetën menjëherë në vendngjarje dhe trupat e tyre ishin shpërndarë në një gjatësi prej 50 metrash.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërsa drejtuesi i mjetit ka tentuar ti shmanget kontrolleve të një patrulle policie, duke lëvizur me shpejtësi të lartë. Jo zyrtarisht thuhet se automjeti ecte me një shpejtësi 200 km/h.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *