• |
ide | kryesore

FOTO/ The Beautiful Game: Vinicius e Pogba për bamirësi, në fushë me Ronaldinhon e Roberto Carlos

-Instant, Sport



Spektakël i vërtetë për “The Beautiful Game”, një ndeshje miqësore me qëllim bamirësie e luajtur në Florida nga dy skuadra plot kampionë dhe ish-kampionë, ku vetëm rezultati nuk kishte rëndësi: mes emrave të shumtë Ronaldinho dhe Roberto Carlos (që ishin kapitenë të dy ekipeve, të verdhët e blutë) së bashku me Dybala, Vidal, Cafu, Trezeguet, Vinicius, Rivaldo, Militao…

Një art më vete të shihje në fushë ikona të futbollit si Zamorano apo Valderama, që treguan se nuk e kishin humbur klasin e dikurshëm, shpejtësinë po, por tifozët u zbavitën duke parë kombinimet mes këtyre emrave të mëdhenj të futbollit, trashëgiminë e të cilëve e kanë sot lojtarë si Vinicus e Pogba që përjetuan një përvojë fantastike, duke i dhënë vetes një përgjigje që me shumë mundësi i ka kaluar shpesh në mendje: ‘si do të ishte të luaje me kampionët e mëdhenj të dikurshëm?’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *