• |
ide | kryesore

DOSJA/ Kush është “ushtari” i Nuredin Dumanit i pranishëm në vrasjen e Pjerin Xhuvanit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy drejtuesit e lartë të policisë së Elbasanit Albert Nushi dhe Nikollaq Palla u lanë në “arrest shtëpie” nga gjykata. 6 efektivë të tjerë u pezulluan nga detyra dhe për ta u dha mansa e “detyrimit të paraqitjes”.
Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe kallëzim të rremë, për ngjarjen e 21 prillit të vitit 2021 në Elbasan, ku mbeti i vrarë mjeku psikiatër Pjerin Xhuvani, si dhe u plagosën 4 të tjerë, mes tyre dhe një oficere policie.

ABC ka publikuar pjesë nga dosja hetimore ku thuhet se edhe pse të pranishme në vendngjarje, forcat e policisë nuk kanë ndërhyrë për të parandaluar vrasjen e Pjerin Xhuvanit, i cili u qëllua nga një prej mbështetësve të Partisë Demokratike.

Në dosje theksohet se dy drejtuesit e lartë të policisë Albert Nushi dhe Nikollaq Palla kanë dhënë dëshmi të rreme për ngjarjen.

Në dosje thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 gëzhoja nga të cilat 12 i përkasin një pistolete Bereta ndërsa 8 të tjera nga një pistoletë tjetër që policia nuk e ka përcaktuar kujt i përket.

Në dosje del sërish emri i Nuredin Dumanit pasi në vendngjarje, ditën e vrasjes së Xhuvanit, ka qenë edhe “ushtari i tij”, Gentian Sharra i arrestuar si pjesë e operacionit “Plumbi i artë”. Sharra ishte një ndër personat që shkuan në ndihmë të Mehmet Grecës, pasi ishte kapur nga Struktura e Armatosur e PD-së pasi sipas tyre duke blerë vota në favor të PS-së.

Pak ditë më parë, Gentian Sharrës iu sekuestruan 5 milionë euro pasuri, me vila, biznese dhe qindra hektarë tokë. Ai ka qenë i dënuar më parë trafik droge. Gentian Sharra cilësohet edhe si mik i ngushtë me personin më të kërkuar në Shqipëri, Talo Çela. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Dhe imagjino qe as media, as Artan Hoxha, as Ssppaakk-u, as Yuri Kimistja nuk ka asnje foto te Gentian Sharres.
    Pyesni pse???????

    Dhe as Fevziu!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *