• |
ide | kryesore

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, në Elbasan rindërtohet skena e krimit

Arkiva, Lajme, Të fundit
pjerin



Në Elbasan ka nisur mbrëmjen e kësaj të marte rindërtimi i skenës së krimit për ngjarjen e vitit 2021 ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme. Rindërtimi i skenës së krimit është bërë me kërkesë të Gjykatës së Apelit në Elbasan. Gjykata u kërkoi ekspertëve rindërtimin e skenës në vendin e ngjarjes. Këta të fundit kërkuan angazhim maksimal të Policisë së Elbasanit për këtë çështje.

Policia ka vendosur shirita rrethues në zonë dhe ka ndaluar parkimin e automjeteve për t’u lënë ekspertëve hapësirë të punojnë. Gjykata ka caktuar tre ekspertë, njëri prej tyre ekspert balistik dhe i vendngjarjeve në Policinë e Shtetit. Tre ekspertët që do të rindërtojnë skenën e krimit janë Arjan Hanko, pranë Institutit të Policisë Shkencore, Artan Rexhepi dhe Shpëtim Buda, ekspertë të pavarur. Ekspertët duhet të përcaktojnë drejtimin e qitjes së armëve ditën e ngjarjes.

Eksperimenti vjen pas kërkesave të Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Ai kërkoi të caktohet këndi i qitjes jo vetëm prej tij, por edhe dy persona të tjerë që nuk janë identifikuar ende pas kësaj ngjarjeje. Kjo do të jetë hera e dytë që rindërtohet ngjarja. Më herët, Prokuroria e Elbasanit rindërtoi ngjarjen në korrik të vitit 2022. Skena e krimit pritet të rindërtohet e plotë ditën e mërkurë në orën 10:00, ndërsa mbrëmjen e sotme policia po merr vetëm masat për bllokimin e zonës për automjetet. ©LAPSI.al

Vrau biznesmenin Pjerin Xhuvani, 22 vite burg për Arbër Paplekajn -  Ngjarjet e Ditës
Majtas viktima Pjerin Xhuvani, djathas i akuzuari Arbër Paplekaj

LEXO EDHE: Emërohet në SPAK prokurori që manipuloi hetimet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit



1 Comment

  1. Ngjarje per te vene mend sherbetoret e thjeshte: policet e thjeshte jane ne burg, ndersa shefat e tyre qe manipuluan u rriten ne detyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *