• |
ide | kryesore

Rindërtimi i skenës së vrásjes së Pjerin Xhuvani në Elbasan, bllokohet rruga në lagjen ‘5 Maji’ për eksperimentin hetimor

Lajme, Të fundit



Ditës e sotme policia e Elbasanit ka bllokuar rrugën në lagjen “5 maji” për të bërë të mundur rindërtimin e skenës së vrasjes së 21 prillit 2021 ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Vendosja e shiritëve ndalues nisi që mbrëmjen e djeshme.

Gjykata ka caktuar tre ekspertë, njëri prej tyre ekspert balistik dhe i vendngjarjeve në policinë e shtetit. Ekspertët duhet të përcaktojnë drejtimin e qitjes së armëve ditën e ngjarjes, distancën dhe pozicionet nga është qëlluar. Kjo do të jetë hera e dytë që rindërtohet ngjarja. Më herët, Prokuroria e Elbasanit rindërtoi ngjarjen në korrik të vitit 2022, por që duket se ka lënë dyshime mbi konkluzionet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *