• |
ide | kryesore

Kosova i jep ”OK” linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Kuvendi i Kosovës miratoi sot projektligjin për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë. Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, thotë se kostoja e studimit të fizibilitetit për linjën hekurudhore do të kushtojë 1 milion e 980 mijë euro.

“Sot, në Kuvendin e Republikës së Kosovës u miratua Projektligji për Marrëveshjen e Bashkëfinancimit për Studimin e Fizibilitetit për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë. Qëllimi i këtij projektligji është përcaktimi i procedurave dhe ndarja e kostove në mes dy vendeve për financimin, studimin e fizibilitetit dhe projektit për linjën hekurudhore. Kostoja totale për realizimin e Studimit te Fizibilitetit dhe hartimit të Projekt – Idesë për ndërtimin e linjës hekurudhore Shqipëri – Kosovë, parashikohet të jetë rreth 1,980,000 (një milion e nëntëqind e tetëdhjetë mijë) Euro”.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë do të ndajë shumën prej 1,000,000 (një milion) Euro, ose rreth 51% të kostos totale, ndërsa Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës do të ndajë shumën prej 980,000 (nëntëqind e tetëdhjetë mijë) Euro, ose 49% të kostos totale.

Aliu thotë se kjo kosto është parashikuar në buxhetin e vitit 2022 të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe me autorizim të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të barten në buxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë, për bashkëfinancimin e realizimit të projektit.


6 Comments

    1. te gjithe gomeret ketu te lapsi komentojne?
      apo i shkon per shtat filozofia e portalit
      o hajdar
      hekurudha duhej te ishte bere e para, nese do te jesh konkurrues ne europe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *