• |
ide | kryesore

Më shumë se 100,000 refugjatë ukrainas mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar

-Instant, Lajme, Planet



Mbretëria e Bashkuar ka përditësuar shifrat për numrin e refugjatëve ukrainas që kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar përmes skemave të saj të vizave, sipas BBC.

104,000 ukrainas kanë mbërritur në Britani, kjo përfshin 31.300 persona nën skemën familjare dhe 72.700 persona nën skemën e sponsorizimit Homes for Ukraine. Shifrat tregojnë gjithashtu se deri të martën janë bërë rreth 198.200 aplikime për viza dhe janë dhënë 166.200 viza.

Sponsorët e mundshëm të refugjatëve kanë kritikuar vonesat për skemën Homes For Ukraine.

Në prill, Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar Priti Patel kërkoi falje për vonesat zhgënjyese.



1 Comment

  1. Ndersa premton ndihme te madhe ndaj Ukraines, me synim vazhdimin e luftes, Britania ka pranuar me vize vetem 100 mije te ikur nga kjo lufte.

    Kjo eshte nje shifer qesharake kur neper Europe kane hyre 10 milion, ku Polonia, madje edhe Moldavia ka nje numer shume here me te madh ukrainasish, te cilet kane hyre kudo pa viza dhe jane regjistruar ne kufijte e vendeve te BE-se.

    Jane gjithnje te zotet ne pazare ishulloret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *