• |
ide | kryesore

Të dënuar për vrásje dhe lëndë narkotike, ekstradohen nga Mbretëria e Bashkuar dhe Greqia dy shqiptarët

Lajme, Të fundit
Mamurrasi



Dy shqiptarë të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Greqi janë ekstraduar në Shqipëri.

Nga Mbretëria e Bashkuar, u ekstradua 34-vjeçari Donald Hoxha, për të cilin, Gjykata e Elbasanit, me vendimin e datës 21.01.2024, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.Në vitin 2009, në Elbasan, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, dyshohet se ka vrarë një person.

Ndërkohë nga Greqia u ekstradua Leodin Rungo. Për 44-vjeçarin, Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 15.02.2019, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkaq, 4 shtetas të tjerë shqiptarë u ekstraduan nga Shqipëria në vende të tjera. Në Itali, u ekstraduan shtetasit: Bledar Dushkaj alias Bledar Delia dhe Kristjan Uldedaj, ndërsa në Kosovë u ekstraduan, shtetasit: Riad Sopjani dhe Bastri Sadriu.

Bledar Dushkaj alias Bledar Delia, u dënua me 7 vjet burgim për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” nga Gjykata e Apelit e Milanos, me vendimin e datës 06.06.2011. Ky shtetas ka qenë pjesë e një organizate kriminale që ka trafikuar drogë nga Holanda në Itali, gjatë periudhës nëntor 2007-shtator 2008;

Kristjan Uldedaj 31 vjeç, ka marrë një dënim nga Gjykata e Hetimeve Paraprake në Milano, Itali, me vendimin e datës 03.11.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Ky shtetas, gjatë periudhës 2015-2022, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që ka trafikuar në Itali, 35 kg kokainë dhe 3.4 tonë hashash.

Riad Sopjani , 23 vjeç ishte shpallur në kërkim nga ILECU, Kosovë, për armëmbajtje pa leje dhe grabitje, si dhe ka tre urdhra ndalimi të lëshuara nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Ky shtetas është arrestuar në Durrës, në muajin nëntor 2021, gjatë opracionit policor të koduar “Arratia”;

Bastri Sadriu ishte shpallur në kërkim nga ILECU, pasi më datë 16.08.2022, ka vjedhur automjetin e një institucioni shtetëror në Prishtinë dhe ka tentuar ta trafikojë në Shqipëri, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Qafë Morinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *