• |
ide | kryesore

Vendimet e reja të Greqisë, emigrantët shqiptarë do të lejohen të lëvizin me vërtetim të lejes së qëndrimit

Lajme, Të fundit



Greqia ka publikuar në fletoren zyrtare rregulloren sipas së cilës emigrantët shqiptarë do të lejohen të kalojnë lirshëm me vërtetimin të lejes së qëndrimit deri më 31 dhjetor 2024. Kjo rregullore hedh poshtë atë të mëparshmen, sipas së cilës shqiptarët në Greqinë do të pengoheshin të qarkullonin pas 31 marsit, nëse ishin në pritje të lëshimit apo rinovimit të lejes së qëndrimit.

Sipas vendimit, kjo vlen për ata që janë mbajtës të një vërtetimi të vlefshëm aplikimi për pajisje për herë të parë ose ripajisje me leje qëndrimi; për ata që janë mbajtës të një vërtetimi të vlefshëm të posaçëm të qëndrimit të ligjshëm, me kusht që të dalin nga Greqia brenda periudhës së sipërpërmendur dhe “të posedojnë pasaportë të vlefshme ose dokument tjetër udhëtimi të njohur nga Greqia.”

“Nga ky Vendim përfitojnë të gjithë shtetasit shqiptarë që janë në proces aplikimi për pajisje/ripajisje me leje qëndrimi dhe që posedojnë vërtetimin përkatës”, thuhet në njoftim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *