• |
ide | kryesore

Mori me forcë në makinë një vajzë dhe e përdhunoi, arrestohet 36-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 36-vjeçar pasi rezultonte shtetas i shpallur në kërkim dhe akuzohet për prostitucion dhe heqje të paligjshme të lirisë.

“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.  Finalizohet operacioni policor i koduar “Streha”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prostitucioni”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Streha”.

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Shefqet Musarai”, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: Klodian Lila, 36 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 3 vjet burgim për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prostitucioni”.

Në korrik të vitit 2019, ky shtetas ka marrë në automjetin e tij një shtetase, pa dëshirën e saj, dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



5 Comments

  1. Kush ma shpjegon kete fjali te gazetarit , fiton 100 EURO…
    ” Në korrik të vitit 2019, ky shtetas ka marrë në automjetin e tij një shtetase, pa dëshirën e saj, dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, kundrejt pagesës..”
    Pra ka marre nje shtetase me force ( pa deshire) dhe ka kryer marrdhenie kundrejte pageses !!!

    1. Nga sa kuptoj une, ky “timi” ka mar ne makine me force nje prostitute, e ka rrembyer.
      Me sa duhet per policine ton te dashur dhe per gazetarucat e Lapsit, me prostitutat mud te besh cfar te duash, ti maresh me force dhe ti qish me dhune, mjafton ti pagosh dhe nuk quhet perdhunim.
      Shkurt, shtet, polici dhe vend shkerdhat.
      Pres €€€ e fituara!!!

    2. T’a spjegoj une: Kjo K….. e ndershme e ka pasur pazarin me te larte.Kur
      klienti e pagoi aq sa kishte kjo nuk ra dakort dhe e denancoi per rrembim,
      e perdhunim e leket qene objekt i krimit. FLM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *