• |
ide | kryesore

Vajzën nga Venezuela e hodhën nga ballkoni/ Policia: 5 të huaja në banesë me qira për prostitucion

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vdes, Aksident i rëndë në Bulqizë, tre të plagosur



Policia në Durrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur gjatë ditës së djeshme në Durrës. Efektivët kanë proceduar penalisht 39-vjeçarin, që hodhi nga ballkoni vajzën nga Venezuela. Gjithashtu, janë proceduar penalisht 5 vajza me shtetësi të huaj. Ata kishin marrë me qira një banesë në Durrës dhe ushtronin prostitucion. Përpos kësaj, konsumonin edhe lëndë narkotike.

Detaje nga policia:

Procedohen penalisht 5 shtetase të huaja që ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira, në lagjen nr. 2, ku dhe përdoreshin lëndë narkotike.

Procedohet penalisht 39-vjeçari, i cili mesditën e djeshme, për motive të dobëta, u konfliktua me njërën nga shtetaset e huaja.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetaset L. O., 27 vjeçe, e lindur në Kolumbi, C. P., 30 vjeçe, e lindur në Venezuelë, Y. P., 47 vjeçe, e lindur në Spanjë dhe D. R., 24 vjeçe, e lindur në Venezuelë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge”, për shtetasen D. L., 23 vjeçe, e lindur në Barcelonë.

Nga verifikimet dyshohet se këto 5 shtetase ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira, në lagjen nr. 2., ambient të cilin e kishin përshtatur gjithashtu për përdorim të lëndëve narkotike.

Në vijim, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasin I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak, sepse rreth orës 14:40 të ditës së djeshme, në ambientet e banesës në lagjen nr. 2, u konfliktua me shtetasen D. L..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



2 Comments

  1. Po si i gjykoni femrat e huaja ne gjendje te lire nderkohe qe kane ushtruar dhune mbi nje shtetas Shqiptar, kane ushtruar prostitucion dhe perdorin lende narkotike ndersa Shqiptari qe ju kunderpergjigj dhunes nuk denohet ne gjendje te lire. Cfare shtet muti eshte ky qe na shtyp ne dhe trajton te huajt si Perendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *