• |
ide | kryesore

Futën mallra kontrabandë në Shqipëri, 4 të arrestuar

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Free road 2” dhe ka vënë në pranga 4 persona.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar mallra të ndryshëm të dyshuar kontrabandë.

“Y. F., 18 vjeç, banues në Kosovë, faturino dhe pronari i një linje transporti;

– Sh. S., 31 vjeç, banues në Kosovë, shofer i një linje transporti;

– B. K., 53 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;

– E. S., 32 vjeç, banues në Elbasan, administrator i një subjekti tregtar.

Shërbimet e Policisë, në afërsi të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, kanë lokalizuar dhe ndaluar autobusin me drejtues shtetasin Sh. S. dhe faturino shtetasin Y. F.

Gjatë kontrollit në autobus u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra të dyshuara të futura kontrabandë në Shqipëri, pa pullë fiskale, të cilat do t’i merrnin shtetasit B. K. dhe E. S.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.



1 Comment

  1. Cdo mengjes , ne oren 6 vjen nje autobuz nga Baldushku qe sjell katunaret me domate, bamje, kumbulla dhe i shesin pa fature fiskale.
    Tani mos me thoni qe nuk e kam bere detyren time si qytetar.
    Policia e Tiranes te nxitohe se po mbaruan domatet nuk ka me aksion te koduar Free Tomatos per Salce

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *