• |
ide | kryesore

Plagosja në Vorë/ Policia zbardh tentativën për vrásje të Kidi Muzhaqit

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen që ka ndodhur një ditë më parë në Vorë, ku mbetën plagosur  dy persona. Sipas policisë Erges Hoxha iu afrua te makina dhe tentoi të vriste Kidi Muzhaqin. Në atë moment ka ndërhyrë i vëllai i Kidi Muzhaqit, Ermal Muzhaqi, punonjës i Forcave të Armatosura dhe ka plagosur 34-vjeçarin.

‘Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, në Vorë, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës ndaluan shtetasit:

– E. M., 27 vjeç dhe E. H., 34 vjeç, të dy banues në Vorë.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë ngjarje dyshohet se ditën e djeshme, rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi E. H. i është afruar automjetit me drejtues shtetasin E. M. dhe pasagjerë shtetasit K. M. dhe B. A., dhe për motive ende të paqarta, ka tentuar që të vrasë me thikë shtetasin K. M. Në këtë moment ka ndërhyrë drejtuesi i automjetit, shtetasi E. M. (oficer ushtrie), i cili ka plagosur me armën e shërbimit, shtetasin E. H. Shtetasit K. M. dhe E. H. ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës thikë, të përdorura në këtë ngjarje, si dhe aparatet celulare të shtetasve të përfshirë. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për përcaktimin e shkakut të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme’, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *