• |
ide | kryesore

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Nuk përfundon pa çlirimin e Krimesë

-Instant, Lajme, Planet
avionë



“Lufta e Rusisë kundër Ukrainës filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me çlirimin e saj”. Kështu u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në mesazhin e tij të mbrëmjes drejtuar popullit ukrainas që pritet të tensionojë situatën. Zelensky më pas deklaroi se pushtimi rus i Krimesë përbën një kërcënim për të gjithë Evropën dhe për stabilitetin botëror.

“Nuk do të ketë një paqe të qëndrueshme në shumë vende në brigjet e Detit Mesdhe për sa kohë që Rusia është në gjendje të përdorë gadishullin tonë si bazë ushtarake”, shtoi Zelensky.

Disa ditë më parë, presidenti Zelensky tha se Ukraina është e gatshme të arrijë një marrëveshje paqeje, nëse Rusia tërhiqet në pozicionet përpara 23 shkurtit, duke lënë të nënkuptohet në këtë mënyrë që Kievi për momentin nuk do të kërkojë rikthimin e Krimesë, e aneksuar nga rusët në vitin 2014.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *