• |
ide | kryesore

Italia zotohet të mbështesë Ukrainën, Zelensky takohet me kryeministren Meloni

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një vizitë zyrtare ne Itali. Ai u prit nga kryeministrja, Giorgia Meloni dhe presidenti italian, Sergio Mattarella i cili u zotua se Italia do i ofrojë mbështetje të plotë Ukrainës. Pas takimeve me udhëheqësit italian, zoti Zelensky ka vazhduar vizitën në Vatikan ku ka pasur takim me Papa Françeskun.

Presidenti Volodymyr Zelensky zhvilloi një vizitë zyrtare në Itali ku pati takime me udhëheqësit kryesor të vendit. Ai fillimisht u përcoll nga avionët luftarakë tajfun të Forcave Ajrore Italiane sapo u fut në hapësirën ajrore të Italisë.

Në Romë, Italia e siguroi se do të vazhdonte ta mbështeste plotësisht Ukrainën në rezistencën e saj kundër agresionit rus.

“Ju u kthyet në Pallatin Presidencial dhe është një nder për mua që ju kam këtu dhe është një nder për Italinë që jeni këtu në Romë. Jam i kënaqur t’ju takoj përsëri pas takimit tonë të fundit tre vjet më parë, megjithëse kushtet me të cilat po përballeni tani janë të ndryshme. Ne jemi plotësisht në anën tuaj”, tha presidenti italian, Sergio Mattarella gjatë takimit me homolgun ukrainas, Zelensky.

Gjatë takimit me homologun italian, presidenti Zelensky u shpreh mirënjohës për përkrahjen italiane.

“Fatkeqësisht, nuk kam kohë të shtrëngoj duart me të gjithë, t’i falenderoj për mbështetjen e madhe që Italia i ka dhënë Ukrainës që në fillimet e këtij agresioni, duke mbështetur popullin tonë, në Ukrainë personat e shpërngulur, për shkak të kësaj të keqeje që Rusia ka sjellë në tokën tonë, në kontinentin evropian, në mbarë botën”, tha presidenti Zelensky.

SHBA, BE dhe Britania do të mbështesin hetimin e krimeve ruse në Ukrainë

Kryeministrja Meloni e vizitoi presidentin Zelensky në Kiev në shkurt për ta siguruar atë për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Ukrainën, pavarësisht se disa nga partnerët e saj në koalicionin qeverisës, veçanërisht ish-kryeministri Silvio Berlusconi, kanë lidhje të ngushta me Moskën. Takimi me Papa Francesku përfaqeson momentin me te rendesishem te vizitës së zotit Zelensky. Ai u takua më parë me Papën në Vatikan në vitin 2020 dhe të dy kanë pasur disa biseda telefonike që nga fillimi i luftës./VOA



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *