• |
ide | kryesore

14-vjeçari u zhduk në lumin Seman, familjes i është mbytur dhe një djalë tjetër

-Instant, Lajme, Të fundit



14-vjeçari, i cili rezulton i zhdukur që prej ditës së djeshme, në brigjet e lumit Seman teksa po peshkonte, ende nuk është gjetur. Mëngjesin e sotëm në Seman kanë mbërritur polumbarët të cilët vazhdojnë kërkimet. Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje është fakti se edhe më përpara kësaj familjeje i është mbytur një tjetër djalë në ujërat e lumit Seman, në po të njëjtin vend. Banorët e fshatit Suk 1 të bashkisë së Roskovecit tregojnë se familja e të miturit të zhdukur ka problem të shumta ekonomike.

14-vjeçari ka qenë duke peshkuar në brigjet e lumit Seman ditën e djeshme rreth orës 19:00, por nuk është kthyer më. Dyshohet se i mituri ka hyrë në lumë për të nxjerrë grepat të cilat mendohet se i kanë ngecur në lumë. Në breg janë vënë re gjithë sendet e tij personale.



2 Comments

  1. Ngushellime familjes.Zoti ju dhente force, dhe kushte me te mira ekonomike. Shpresojme te pakten mos te kete bere vetevrasje, se te mbytet ne te njejtin vend,rastesi e cuditshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *