• |
ide | kryesore

Zbulohet emri/ Bualli që fsheh pronarët e inceneratorëve

Arkiva, Kryesore



Prej disa javësh Partia e Lirisë dhe mediat kanë denoncuar një aferë, sipas të cilës pronarët në kërkim të inceneratorëve kanë përvetësuar nga Agjensia e Zhvillimit Buqësor dhe Rural edhe 310 mijë euro grante të Bashkimit Europian për ngritjen e një sere aty pranë landfillit të Sharrës. Por deri më tani as Partia e Lirisë dhe as mediat nuk e nxirrnin identitetin e njeriut që i kishte lënë të përdornin emrin e tij pronarëve të inceneratorëve. Këtë e ka bërë deputeti i PD Belind Këlliçi. Ai ka nxjerrë një foto kur bashkë me Ina Zhupën janë konfrontuar me personin Elton Bualli, i cili fillimisht dilte si punëtor në borderotë e inceneratorit të Tiranës, pastaj si administrator, dhe në fund edhe si ai që ka aplikuar si bujk. për të marrë para për ngritjen e një sere (shiko këtu të gjitha dokumentat).

Po si është historia? Si gjithmonë, duke përdorur emra fasadë, bosët e inceneratorëve kanë shndërruar në bujk një nga punonjësit e tyre. Atij i kanë “shitur” me letra 8500 ha tokë nga një truall aty.

⇑Sera tek inceneratori i Tiranes e ndertuar me 310 mije euro nga fondet e AZHBR

Menjëherë ky person, që në dokumentat e bërë publike nga Partia e Lirisë i është fshirë identiteti i plotë, por u paraqitet me inicialet E.B., merr si firmë konsulence një tjetër kompani të krijuar nga pronarja tjetër e inceneratorit, Stela Gugallja, dhe me anë të saj aplikon për fonde të AZHBR. Që Elton Bualli është një emër sa për të kryer marrjen e parave kjo vërtetohet nga dokumentat, pasi ai herë figuron si punëtor, herë si bujk i pavarur dhe herë si administrator i Incenetarorit të Tiranës.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Një gropë plehrash pafund

Pra emrin ia përdorin aty ku duan bosët. Natyrisht kërkesa e tij, miratohet menjëherë dhe nga fondet që BE i ka dhënë Shqipërisë përmes programit IPARD, 310 mijë euro kalojnë për ndërtimin e një sere nga kompania e inceneratorëve.

Por në këtë histori me grabitje milionash 310 mijë euro, edhe nga grandet e BEsë qofshin, janë si një vrimë në ujë nëse dalja në skenë e emrit të Elton Buallit nuk do të ngrinte një dyshim të madh. Deri më tani SPAK dhe autoritetet pretendojnë se Mërtiri dhe Gugallja që sot gjenden në arrati, kanë lidhje me inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit, por jo dhe me atë të Tiranës që vazhdon e merr para publike me një shumë prej 80 mijë eurosh në ditë. Po a nuk është emri i Elton Buallit një indicie që tregon se edhe tek inceneratori i Tiranës janë të njëjtët pronarë që qveria bën sikur nuk e di dhe SPAK bën sikur nuk ka prova për ta vërtetuar? Jo më kot në një prononcim sot deputeti Këlliçi ngriti pyetjen: “Elton Bualli, ka prokurë të posaçme noteriale dhe përfaqëson e vepron në emër të inceneratorit të Tiranës. A është hetuar ky zotëri nga SPAK, si pjesë e hetimit për çështjen e inceneratorëve?

Natyrisht përgjigja dihet për sa kohë që qeveria është e vendosur tu japë para njërëzve që janë në kërkim dhe SPAK ka si qëllim të fshehi sa më shumë dhe jo të zbulojë provat. Por rasti i përfitimit të 310 mijë eurove nga AZHPR, nuk është thjeshtë një gabim morar ku agjensia që duhet të ndihmojë buqjqit i djeg fermerët e vërtetë dhe paguan inceneratorët, por ai është është edhe një indici për hetim  që mund të vërtetojë një të fshehtë publike. Atë se Edi Rama vazhdon paguah Klodian Mërtirin, Klodian Zoton dhe Stela Gugalljen me paratë që vazhdon të japë për inceneratorin e Tiranës.

©Lapsi.al



21 Comments

  1. Ketij skandali apo ketij super abuzimi, prokuroria duhet ti japi zgjidhje.
    Absurde , kulmi qe inceneratoret vazhdojne e pagohen akoma me taksat e shwiptareve.
    Nuk ka funksionuar komplet shteti, apo jane te gjithe ne kete valle ?? Pasi dhe reagimi i opozites eshte qesharak .
    Kete ta zgjidhi sa me pare prokuroria

  2. Spak po luan pa e kuptuar rolin e budallait por eshte fajtor sa edhe keta qe kane vjedhur nga te gjithe anet.

    Spak mos prit leje nga amerika per te investiguar pasi aty jane leket e shqiptareve per te cilat amerikes nuk i ha fare.

    Spak cfare po ben me PPP e modelit hajduteri me letra, si Vilma Nushi

  3. Fjala vjen, ka vendosur që njerëzit t’i thonë që dukesh idiot kur kërcënon fizikisht me “thyerje në mes” kundërshtarin. Një fjalor ekstrem i lacave të lagjeve në vitet ‘80. Ilir Meta nuk është se nuk e di këtë. Ai ka arritur mjaftueshëm vëmendje negative pas kësaj.

    Në mëngjes poston një foto të Kabulit dhe thotë se është Tirana e mbuluar me tym. Natyrisht që dhe këtu tërheq qindra mijëra komente negative.

  4. Nga përmbajtja e këtij Akti, kuptohet qartë pse SHBA ka goditur figura politike me impakt rrezikshmërie në rajon. Në rastin e Shqipërisë, i tillë shihet Berisha, tashmë i shpallur “non grata”, por dhe ortaku i tij politik Meta, goditja ndaj të cilit po vjen me hapjen e një dosjeje që zbulon të kaluarën e tij kompromentuese si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

    Nuk është e vështirë të kuptohet se pas zhvillimeve të fundit në politikën shqiptare qëndron SHBA. Ashtu siç nuk është e vështirë të kuptohet se Uashingtoni nuk do lejojë riardhje në pushtet të dyshes Berisha-Meta, të cilët i sheh tashmë si të korruptuar dhe destabilizues.Lapsi oj po nje boje,nje shkrim e sorallat per kaq kohe duke i nderruar rreshtat sipas porosise se dyshes spiune dhe agjent salih metaj

    1. Sado qe qeveria te hedhe shashka per te terhequr vemendjen nga djegesit e parave publike nuk do ti a arije.Kjo eshte ajo qe do te ndaje shapin nga sheqeri. Spaku apo amerikanet nese e duan te kete nje vend me emrin Shqiperi duhet ti shkojne deri ne fund kesaj agree, ne te kundert ketu do mbeten vetem Burrell e drure

  5. Prandaj nuk ju beson njeri ju.
    Sepse 8500 m2 e beni 8500 ha e ta merr mendja qe kush e lexon do llaftariset.
    Ne ate zone 8500 2 me 10 euro/m2 bejne 85000 euro .

  6. Si sekretar i organizatëse së Partisë Komuniste të spitalit, që detyrë kryesore kishte zbatimin e vijës së partisë, luftën e klasave dhe çfaqjet e huaja dhe raportimin e armikut të brëndshëm dhe të jashtëm e organet e Drejtorisë së Punëve të Brëndëshme, sa i zellshēm dhe i ashpër ka qenë Saliu?

    Saliu duhet të dijë se deshmitare që janë gjallë për luftën e klasave që ka bërë Saliu si sekretar i organizatës së partisë.

    Saliu duhet të dijë se studentë janë gjallë se si Saliu i nxirrte nga fakulteti për çfaqje të huaja e flokë të gjata.

    1. O i paemer 12:54 po lere saliun o derzi se ste prish pune saliu joooo! Saliu ne fund te fundit ju hap syt se cbejn kta te ndershmit dhe europianet qe i doni kaq sh! Po munde me kthe nje pergjigje te sinqert meqe ra fjala ke komunistat e partizanet! Kush e ka propabilitetin te jet me komunist nje njeri i rritur si zengjin nga prinder qe firmosnin dhe vdekjen e njerzve ne ate kohe apo nje jabanxhi qe erdhi per tu bere dikush pa perkrahjen e askusjt? Tani a do na thush gje per kto mil euro qe po ja vjedhin edit apo ska gje, fajin e ka salou! 😂

  7. Berisha ja treguar se për pushtetin e tij, për interesat korruptive të familjes së tij, është vrasës i pashpirt. Vrau në 2 prill 1991, vrau në Gërdec, vrau në 21 janar, vrau atdhetarë të shquar si Remzi Hoxhën, prokurorin Xhevat Hana, Dritan Priftin, Trebickën, Olldashin e dhjetëra të tjerë. Për rrjedhojë nuk ka sesi të “kursej” Ilir Metën”

    1. Po te kishte brar saliu ta garantoj qe i gjati juaj nuk do tia kishte kursyer as nje min ne qeli qe kahu boll me prralla me mbret edhe me muhabete kafesh po shikoni se skeni buk te hani aty! Eshte 2022dhe shqiptaret ikin akoma me gomone! Yyyyyyyt injorant qe sdini cflisni! Shkruajn perdit mediat angleze per shqiperin si vendi me i varfer i evropes edhe ju na flisni ter kapadai! Turp tu vij po hapni syt edhe shikoni te siguroni te ardhmen e femijve te pakten se tuajen e ndritwt! Akoma mburrni kta plerat qe sdin cbejn me se i ka zen e mira! Ska politikan ne boten perendimore te vishet e te shpenzoj kaq sh per luksin betjak sa kta kokpalaret e shqiperis! Booooo injorantet akoma me prralla ! Rrac e trash!

  8. Sali Berisha, sot aleati kryesor politik i Ilir Metës, ka deklaruar në gusht të vitit 2001 se Meta do ta mbyllë jetën e tij prapa hekurave.

    “Për PD, Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura. Në historinë e vendit, ky mbetet njeriu që me bandat e tij, ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit, të trafiqeve të skllavërisë së seksit, të fëmijëve të drogës dhe armëve.Mos e mbro spiunin salih metaj njelloj si vullnetaret mbronin enverin o shpellkari A

  9. Berisha sot la të kuptohet se ka edhe një pengesë tjetër. Pengesë që nuk vendoset prej tij, po prej Edi Ramës: pastërtia e kandidatëve.

  10. Berisha sot la të kuptohet se ka edhe një pengesë tjetër. Pengesë që nuk vendoset prej tij, po prej Edi Ramës: pastërtia e kandidatëve.filloje lepirja nga salihu

  11. Bualli, Keqi, Brekgrisuri te gjithe keto mbiemra fallco 🙂

    Kush i di mbiemrat e vertete ti denoncoje te FBI ose terroristi Frrock Qupi.

    Te gjitha aferat ja dorzon vete sekti rilindjes te Sala ose Likja.

    Lufte e modhe per pushtet, territor, droge, arme dhe ndertime.

    Bullshita Alvanosi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *