• |
ide | kryesore

Video/ ‘Mascherano i ri’ arrestohet për grabitje të armatosur: hyri në shtëpi për të vjedhur me fanellën e PSG-së

-Instant, Sport, Video



Kur në moshën 18-vjeçare Matias Almeyda i dorëzoi çelësat e mesfushës së River Plate, tifozët dhe profesionistët menjëherë iu referuan atij si Mascherano i ri. 12 vjet më vonë, me sa duket ka përfunduar në moshën 30 vjecare një karrierë që e ka parë të luajë edhe në Itali me Hellas Verona: Ezequiel Cirigliano është arrestuar gjatë natës në Argjentinë për tentativë për grabitje të armatosur.

Pas më shumë se 60 paraqitjeve me fanellën e River, në moshën 21-vjeçare Cirigliano kishte tentuar kërcimin e madh në Europë, ku Verona u fokusua fort tek ai. Me verdheblutë bëri 14 paraqitje në total dhe disa përfaqësime të mira, por në mungesë të marrëveshjes me klubin argjentinas për shumën e blerjes përfundimtare, mesfushori u rikthye në shtëpi. Që atëherë, shumë përvoja zhgënjyese, duke përfshirë disa në MLS (në Dallas) dhe në Meksikë. Shkurtin e kaluar lojtari bëri një rikthim në Itali, por këtë herë me amatorët e Cynthialbalonga Calcio: me skuadrën laciale vetëm 22 minuta gjithsej në fushë. Gjurmët e tij kishin humbur, të paktën deri më sot, kur mbërriti lajmi për arrestimin e tij.

Cirigliano tani është në paraburgim në selinë e policisë së departamentit Tres de Febrero, provincë e Buenos Aires. Gjatë natës ai hyri i armatosur në një shtëpi, në tentativë për ta grabitur duke qëlluar disa herë me pistoletë. Akuzat ndaj tij janë shkelje e ligjit, grabitje me armë dhe mbajtje pa leje e një ‘arme lufte’, konkretisht një revolver 9 mm me 11 plumba në karikator dhe një në ‘fole’ gati për të qëlluar. Gjatë tentativës për grabitje, mesfushori kishte veshur një fanellë të PSG-së.

Ndërkohë në internet është publikuar një video që tregon momentet e arrestimit, me lojtarin të shtrirë me fytyrë përtokë. Nga Mascherano i ri te i arrestuar, rënia e Ciriglianos ka qenë e pandalur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *