• |
ide | kryesore

Kapja e shtetasve çek në uzinën e Poliçanit, reagon policia

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Poliçanit ka dhëne sqarime rreth ngjarjes ne uzinën e armëve. Sipas saj, në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake janë konstatuar shtetaset me inicialet P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, me aparat fotografik, ndërkohë pas informacioneve të marra se në brendësi të tuneleve të Uzinës, ndodhen dhe dy shtetas të tjerë, është ushtruar menjëherë kontroll të imtësishëm.

“Sot, në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake Poliçan, janë konstatuar shtetaset P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, me aparat fotografik.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim dhe me Policinë Ushtarake, pas informacioneve të marra se në brendësi të tuneleve të Uzinës, ndodhen dhe dy shtetas të tjerë, kanë ushtruar menjëherë kontroll të imtësishëm.

Në brendësi të njërit prej tuneleve, gjatë kontrollit, janë konstatuar dhe dy shtetasit e tjerë, TH. M., 51 vjeç, dhe R. B., 42 vjeç, të dy me kombësi çeke.

Katër shtetasit çek janë shoqëruar në ambientet e DVP Berat për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.



8 Comments

  1. Shikoni me kane lidhje ne Berat.Beratasit jane te paret ne droge,ne spiuna,h.Ata hyjne ne familjet e njeri tjetrit dhe cfar nuk thone nga mbrapa kraheve.I njojta mire ne Amerike.

  2. Po nuk e kuptojnë se të gjithë turistët e sidomos nga vendet ish socialiste e të BS vijnë për dy gjëra për bukurinë natyrore si në mal e në det e per të parë renojat civile e ushtarake.Dhe kjo prej kohësh.I them nga eksperienca personale me Youtube.Vazhdimisht janë hedhur filmime të tilla.Nuk ka pasur asnjë prononcim nga shteti por me luftën ne Ukrainë tani i japin rëndësi për të rritur “meritat”e qeverisë!!!

  3. Plasi spiunazhi sheshit. Rusia dhe serbia jane hedhur ne sulm per te marr vesh se cfare disponon shqiperia ne rast sulmi ndaj kosoves. Pasaportat i kane çeke por me siguri jane te sherbimit intileligjent ushtarak rus apo serb.

  4. kane miqte e tyre ne shqiperi ,agjentin serb Salih Berisha dhe agjentin rus Ilir Kaptin lopa nga skrapari, prandaj dhe hyjne lirshem

  5. Kur ne Tirane turistet i drejtojne tek Bunkart, apo ate ne krah te Ministrise se brendeshme, duke e paraqitur Shqiperine si vend te cuditshem, natyrisht qe ngjall interesin e tyre per cudira te tjera.

    Pavaresisht rastit ne Gramsh, Polican, Porto Palermo apo gjetke, une nuk njoh ndonje vend ne bote ku guidat turistike tregojne me se pari anet e erreta te historise se tyre.

    Dhe nuk ka vend pa njolla te erreta ne histori. Ndaj pas zgjidhjes se ceshtjes se ” turisteve armedashes”, ndoshta institucionet duhet te rishohin si aspektin e ruajtjes se pronave shteterore, ashtu edhe guidat turistike ne mbare vendin.

    Mjafton te tregojme veprat madhore te Rames ne Tirane apo neper Shqiperi dhe sigurisht turistet do t’i lele gojehapur. .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *