• |
ide | kryesore

Pavarotti i bashkohet yjeve të Walk of Fame/Saimir Pirgu dedikim për maestron e tij

-Instant, Arkiva, Paparazzi, Slider



Walk of Fame i shtohet një yll tjetër i shëndritshëm, ai i Lucioano Pavarottit, tenorit të madh italian që u nda nga jeta në vitin 2007 në moshën 71-vjeçare. Këngëtari ndoshta më popullor në historinë e operas, u nderua më në fund me një yll në ëalk of Fame, 15 vjet pas largimit nga jeta. Një nderim i shumëmerituar.

Ylli u zbulua në Bulevardin 7065, në Hollywood, në një ceremoni të veçantë në të cilën mori pjesë edhe Cristina Pavarotti, e bija e tenorit të famshëm, së bashku me tenorin shqiptar Saimir Pirgu.

Në një status që ka postuar në Instagramin e tij, Saimir Pirgu shkruan se ndihet i nderuar që ka pjesë e një momenti të tillë kaq emocionues.


“Më dukej sikur po ecja nëpër kozmos, për të gjetur një hapësirë ​​ku do të pozicionohej ylli i Luciano Pavarottit. Ylli i tij, më i shndritëshmi i plejadës sonë, është tani në Hollyëood Boulevard ku e gjithë bota të mund ta vlerësojë….Teksa ecja drejt vendit tempull, ku do inaugurohej ylli i Luciano Pavarotti-t.. (më radianti mes asaj yllësie…), përkrah vajzës së tij, Christina Pavarotti, ndieva ato çaste të më pushtojë një forcë e çuditshme, prej së larti, si erë hyjnore… M’u bë sikur eca mbi një shtrojë qiellore përkrah Luciano Pavarotti-t, si përkrah vetë Zotit, nën zërin e tij mahnitës që e mbuloi kryefund Los Angeles-in dhe u shtri përtej në univers… Të përulem me adhurim përjetë, Mjeshtër! Këtë ditë gushti bota dëgjoi zërin e Zotit!”, ka shkruar tenori Saimir Pirgu në rrjetin social Instagram.

Cristina Pavarotti ka marrë çmimin prestigjioz edhe në emër të trashëgimtarëve të tjerë të tenorit; Lorenza, Giuliana dhe Alice Pavarotti dhe Nicoletta Mantovani. Sipas traditës, ylli jepet nga Dhoma e Tregtisë e Hollyëood.

Në intervistën për SBS Italian, Cristina Pavarotti ndau disa momente personale të të atit në familje dhe kujton dashurinë e saj të thellë për Australinë, vendi ku tenori i famshëm kaloi periudha të gjata me Dame Joan Sutherland dhe Richard Bonynge, duke kënduar në qytetet kryesore australiane.

Së bashku me vajzën e tenorit të famshëm për të zbuluar yllin e Pavarotti-t në Hollyëood ishte edhe tenori shqiptar Saimir Pirgu. Lidhja dhe ndikimi i Pavarotti-t te tenori shqiptar kanë qenë mjaft të mëdha, ndaj edhe ky moment për Saimirin mbetet i pazëvendësueshëm dhe i pakrahasueshëm me të tjerë. Siç thotë ai, ndihet shumë i nderuar që është pjesë e këtij eventi, sepse sot është edhe falë Luciano Pavarotti-t.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *