• |
ide | kryesore

Vrasja e dyfishtë në Tiranë, policia shpërndan foton e autorit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka publikuar foton e autorit të krimit të dyfishtë të ndodhur ditën e sotme në rrugën “Islam Alla” në Tiranë. Ai është Arsen Muskurti dhe menjëherë pas ngjarjes së rëndë është arratisur bashkë me armën e krimit. Viktima kanë mbetur vëllai i tij Dritan Muskurti dhe bashkëshortja e tij Nora Muskurti.

Njoftimi i policisë

Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi Arsen Muskurti., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit Dritan Muskurti., 44 vjeç, dhe shtetases N. M., 33 vjeçe (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



3 Comments

  1. Ja pra ky ështe mentaliteti barbara Turke Otomane që Edi Rama për shkat të korrupsjoni ështe lidhure këmb e koke me Erdogani dhe Turqine. Në vend që ta luftoje kët mentalitet barbare kët kancer që e kaplue Shqiprine prje dekadasha Ed Rame Turke Erdoganit po e perhapur edhe më shume se çështe. Duhet luftuar mentaliteti barbara Turke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *