• |
ide | kryesore

Video/ Autogoli i qëllimshëm e portieri i përfshirë: të dy përjashtohen nga klubi menjëherë

-Instant, Sport, Video


Sfida mes Atletico Amazonense AM dhe Sul Amèrica e vlefshme për divizionin e dytë të Campeonato Amazonense, një nga shumë kampionatet shtetërore në Brazil, ndoshta do të kishte hyrë në histori pa u përmendur në faqet e internetit ndërkombëtare dhe as në rrjetet sociale. Megjithatë diçka ndodhi gjatë asaj ndeshjeje që ra në sy, e shumë madje, duke ngritur një stuhi të vërtetë polemikash. Autogoli i Julio Campos, mesfushorit të vendasve, është në fakt diçka vërtet surreale.

Me rezultatin 1-3 për miqtë, me ndeshjen tashmë drejt fundit, gjatë një qarkullimi të topit, mesfushori Edirley Julio Batista Campos mori topin në hyrje të zonës së tij të penalltisë, por në vend që të vazhdonte pasimet duke u mbështetur në një tjetër shok të skuadrës u kthye drejt portës së tij dhe lëshoi një goditje të saktë që kaloi portierin, i cili nuk u përpoq në asnjë mënyrë të ndërhynte. Megjithatë, autogoli i Campos, i cili sanksionoi rezultatin final 1-4, nuk shkaktoi asnjë lloj reagimi nga shokët e tij. Kjo ka ngjallur më shumë se një dyshim…

Drejtuesit e Atletico Amazonense u distancuan menjëherë nga ajo që ndodhi në fushë, duke i lënë përgjegjësinë menjëherë autorit të autogolit dhe portierit Luiz Antonio: “Dënojmë çdo qëndrim jo sportiv dhe do të hapim një procedurë të brendshme për të hetuar faktet kundër Sul América. Ne jemi pro lojës së ndershme dhe të përgjegjshme dhe personat e përfshirë tashmë janë përjashtuar nga klubi”, shkruan klubi në një deklaratë.

Trajneri Henrique Barbosa da Costa më pas komentoi: “Kam folur me Júlio Campos pas ndeshjes dhe ai ishte i pakënaqur. Ajo që ai bëri ishte mënyra e tij e protestës. Ne duhet të kuptojmë se çfarë e shtyu atë ta bëjë këtë. I kërkojmë Federatës që të hetojë nëse pas saj fshihet një bast apo diçka tjetër”. Një protestë mjaft e veçantë…


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *