• |
ide | kryesore

Video/ Autogoli nga 30 metra i Jorginho në miqësoren e parë të Arsenal: faji është edhe i portierit

-Instant, Sport, Video
jorginho



Arsenal ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Skuadra e Mikel Arteta tashmë ndodhet në Gjermani, ku dje ka luajtur miqësoren e parë verore kundër Nuremberg. Gjërat aty nuk shkuan mirë edhe për autogolin e mesfushorit Jorginho. Gunners duhet të kompensojnë zhgënjimin që patën sezonin e kaluar në Premier League, ku ishin në krye të tabelës për tre të katërtat e kampionatit, për t’u rikuperuar dhe kaluar nga City i Guardiolës në fund.

Por me një fushatë blerjesh të nivelit të lartë (Rice dhe Havertz të parët) gjërat mund të ndryshojnë. E, këtë vit, Arteta shpreson ta vendosë ish-skuadrën e tij, edhe më shumë vështirësi.

AUTOGOLI I PABESUESHËM I JORGINHO

Miqësorja e parë, megjithatë, nuk ishte saktësisht e suksesshme. Është e vërtetë se ka ende shumë gjëra për të përmirësuar për në gusht, por Arsenal nuk arriti të shkojë përtej një barazimi 1-1 kundër Nurenberg. Protagonisti i mbrëmjes, por negativ ishte Jorginho. Mesfushori italian ka realizuar një autogol të pabesueshëm.

Lexo më tej: Histori dashurie mes Jorginho e Paola Saulino: vijnë kërcënimet e të fejuarës së italo-brazilianit: “Kur*ë!”, “Brinare!”

Portieri i Arsenal, aspak pa faj, i dha një top të rrezikshëm në gjysëm fushën e tij, rreth 30 metra larg portës. E Jorginho tentoi t’ia kthente me të parën sepse ishte nën presion. Por mesfushori llogariti gabim gjithçka dhe topi shkoi drejt e në rrjetë. Jo fillimi më i mirë për italianin, i dëshiruar shumë nga Arteta te Arsenal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *