• |
ide | kryesore

Video/ Infarkt tifozit, Ledesma i hedh mjekëve defibrilatorin: Barcelona triumfon pas një ore ndërprerje

-Instant, Sport, Video



Momente dramatike në Cadiz: ndeshja e La Liga mes vendasve dhe Barcelonës është ndërprere rreth minutës së 81-të për shkak të një ataku kardiak të një tifozi në tribunën pas portës së Cadiz. Portieri i Cadiz, Ledesma, hodhi defibrilatorin në tribuna për t’ia çuar pajisjen mjekëve sa më shpejt të jetë e mundur. Tension i madh në fytyrat e lojtarëve – disa u lutën – e heshtje në stadium, në pritje të përditësimeve për tifozin, i cili u transportua me ambulancë me urgjencë në spital. Ekipet u kthyen në dhomat e zhveshjes dhe më pas dolën në fushë për të luajtur minutat e fundit të ndeshjes, që në ishte në atë çast 2-0 për blaugranat në orën 21:05.

Pas gati një ore ndërprerje, skuadrat luajtën 10 minutat e mbetura plus ato shtesë, duke filluar nga 0-2 i maturuar nga golat e De Jong në minutën e 55 dhe Lewandowski në të 65. Polaku, pesë minuta pas rikthimit në fushë i dha Ansu Fati mundësinë të bënte tris në të 86, ndërsa Dembele në të dytën shtesë kompletoi pokerin katalanas.

LaLiga Santander Spain
Rayo Vallecano 2-1 Valencia
Espanyol 2-3 Sevilla
Cadiz 0-2 Barcelona



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *