• |
ide | kryesore

Meta zbulon planin: Tani vetëm protesta dhe zgjedhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Ilir Meta



Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta zbulon planin e forcës së tij politike. Në një takim në Tiranë ai tha se strukturat do të organizohen për të takuar nga afër qytetarët. Kjo për të denoncuar problemet me të cilat ata përballen si pasojë e keqqeverisjes.

Ai prezantoi edhe drejtuesit për çdo njësi të Partisë së Lirisë në Tiranë duke i cilësuar ata si përgjegjës për fitoren e partisë.

“Nuk paska pasur dijeni Edi Rama se çfarë paska ndodhur në këto 10 vite në Tiranë. Ky është një operacion për të vënë gjoba në kohë elektorale. Do të bëjë edhe të mirin para popullit që e ka shkatërruar përmes vetëshkatërrimit të mundësive për një jetë normale në këtë qytet.

Vepron drejtësia ndaj të moshuarës 82-vjeç për kotecin pa leje në Nartë, por nuk mund të veprohet ndaj oligarkëve. Është koha për veprim dhe organizim. Gjithçka është e qartë. Koha për një betejë të vendosur rrugë më rrugë, lagje më lagje që t’i japim fund një orë e më parë kësaj keqqeverisje të pashpirt dhe antikombëtare.

Të bashkojmë njerëzit e ndershëm që duan të jetojnë të barabartë para ligji. Partia e Lirisë do të shkëlqejë si partia e guximit qytetar. Ky sekt nuk ka asnjë respekt për vlerat qytetare dhe njerëzore.

Nuk ka asnjë respekt për trashëgiminë tonë kombëtare. Për këtë qëllim na duhet një organizim më i mirë se deri tani. Ndaj për të gjithë njësitë e qytetit pas konsultimit dua të komunikoj sit ë deleguar për çdo njësi disa nga drejtuesit kryesorë që nisin punën që nesër për organizimin dhe aksionin qytetar kudo ku ka probleme. Këta janë përgjegjës për fitore. Protesta dhe zgjedhje. Zgjedhje dhe protesta”, – u shpreh Meta.

Drejtuesit për Tiranën

Njësia 1: Endrit Braimllari

Njësia 2: Erisa Xhixho

Njësia 3: Brisida Shehaj

Njësia 4: Elona Guri

Njësia 5: Ilir Meta

Njësia 6: Floida Kërpaçi

Njësia 7: Monika Kryemadhi

Njësia 8: Klevi Pojana

Njësia 9: Tedi Blushi

Njësia 10: Kejdi Mehmetaj

Njësia 11: Endrit Braimllari



9 Comments

  1. Jo vetem ajo por duhet te premtoni qe do konfiksoni cdo pasuri te vene me korrupsion perndryshe ska kuptim ndryshimi

  2. Ore dakord, por ti nuk po thua asgje per qelbesirat qe ke bere kur ishe ne pushtet. Ne fund te fundit sapo ke lene kolltukun e presidentit..O Likeeee ik e pirdhu

  3. ti ke shku per lesh o bythqir Cepani dhe shume shpejt do jesh ne burg bashke me dordolecin e vucidolit Aty do ja merrni ne goje njeri tjetrit dhe Monen do ta qime prap ne qe e qinim kur qe 16 vjece te bodrumet e shallvareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *