• |
ide | kryesore

U përplasën me policinë, arrestohen 6 të rinj në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
rinj



Gjashtë persona kanë rënë në pranga pasi mbrëmjen e djeshme nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

Ata nuk janë bindur për t’u larguar nga subjekti ku po qëndronin për shkak se kishte ankesa nga qytetarëve për zhurma.

Këta persona kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë shoqërimit në Komisariat.

Lexo më tej: Gjithçka sheshit, si e rrëzuan hakerat Policinë e Shtetit 

“Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit S. S., 20 vjeç, M. Sh., 19 vjeç, E. Ç., 19 vjeç, A. D., 19 vjeç, M. B., 20 vjeç dhe M. K., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. P., 17 vjeç. Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, të cilët po kryenin veprime policore pasi në subjektin ku po qëndronin këta shtetas kishte ankesa nga qytetarët, për zhurma. Gjithashtu, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit K. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin T. H., 25 vjeç. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.” 



2 Comments

  1. Mirë o mirë, po çfarë lloj medie jeni që raportoni si papagaj pa bërë asnjë lloj verifikimi. Kanë dalë pamjet se si barkderrat e korruptuar që pështyhen e rrihen nga kriminelat i kanë dhunuar barbarisht të rinjtë mbrëmë. Do mos do ngaqë frustrohen nga krimi dhe shefat e tyre që i trajtojnë si plera siç edhe janë e nxjerrin inatin me adoleshentët dhe qytetarët e ndershëm. Në çdo vënd të botës me kaq shumë skandale nga policia që nga vrasja e shefit trafikant të fëmijës e në vijim , do ishte ngritur populli dhe do i digjte të gjallë, sa nuk do guxonte asnjë nga vemjet të dilte në rrugë me uniformë. Ne normalisht flemë gjumë, ka dhe ca vemje që thonë gjynah policat ndërkohë që janë kthyer në zara 5 lekësh të kriminelëve dhe bëjnë të fortin me adoleshenta e pleq!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *