• |
ide | kryesore

Busquets, pas 17 vjetësh i jep lamtumirën Barcelonës: spanjolli e ka zgjedhur skuadrën e re

-Instant, Sport



Sergio Busquets, pas 17 vitesh, është gati t’i japë lamtumirën Barcelonës. Kontrata e 34-vjeçarit do të përfundojë qershorin e ardhshëm dhe raportohet se nuk është rinovuar. Megjithatë, spanjolli do të vazhdojë të luajë dhe tashmë ka vendosur për destinacionin e tij të ardhshëm. Bëhet fjalë për Inter Miami të David Beckham.

Javët e fundit tashmë ishte folur për një transferim të mundshëm të mesfushorit në MLS, por në fund mbeti në Camp Nou. Tani, megjithatë, ai duket gati të mbyllë siparin e përvojës së tij katalanase. Pas 17 vitesh besnikëri absolute ndaj Barcelonës, Busquets është gati të transferohet te Inter Miami. Jo në janar, siç shpjegon gazeta spanjolle Sport, por në qershor të vitit 2023, kur i skadon kontrata.

Sport shton se mesfushori do të kishte pranuar tashmë ofertën e klubit nga Florida dhe është i etur për të vazhduar karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara. Spanjolli do të ishte vetëm i fundit nga lojtarët evropianë që do të kalonte në MLS. 34-vjeçari ka bërë pesë paraqitje këtë sezon dhe ishte kapiten i skuadrës në humbjen 2-0 ndaj Bayern Mynih në Evropë.

Për Inter Miami, i cili aktualisht është në vendin e shtatë në Konferencën Lindore të MLS, do të ishte një përforcim përvoje dhe cilësie. Megjithatë, nëse lojtari merr një propozim rinovimi, ai mund të zgjedhë të qëndrojë në Camp Nou për një sezon tjetër.

Busquets ka luajtur një rol themelor në suksesin e Barcelonës që nga viti 2008. Mesfushori me fanellën e Barçës ka bërë 685 paraqitje, por jo vetëm. Ai ka fituar tetë La Liga, shtatë Copa del Rey, tetë Superkupa të Spanjës dhe tre Ligë të Kampionëve. 34-vjeçari gjithashtu fitoi Kupën e Botës Afrika e Jugut 2010 dhe Kampionatin Evropian Poloni-Ukrainë 2012, me kombëtaren spanjolle.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *