• |
ide | kryesore

Sulmi nga Irani/ Pse u prit me cinizëm rënia e shtetit dixhital

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Goditja keqdashëse nga jashtë që shembi infrastrukturën dixhitale ku ofroheshin shërbimet shtetërore, aty ku zhvilloheshin komunikimet sekrete të policisë dhe ku ruheshin informacionet sensitive, duhej të shkaktonte jo vetëm irritim, por edhe një ndjenjë solidariteti mes qytetarëve.

Sulmi thuhet se vjen nga Irani. Për aq sa dihet, shkak u bë strehimi i muxhahedinëve të MEK, një vendim i marrë nën ndikimin e marrëdhënies me SHBA, të cilin askush nuk e kundërshton në Shqipëri.

E megjithatë bllokimi i E-Albania dhe dalja e informacioneve sekrete u shoqërua me cinizëm, shpoti, akuza, madje dyshime për lojë të brendshme politike. Nuk pati një qëndrim të unifikuar në opinion siç do të ishte normale për një vend, që gjendet papritur nën agresionin e huaj.

Këtë e dalloi edhe kryeministri Rama, që në 12 Shtator, në një mesazh në Tiwtter përmendi “kënaqësinë” e disave në lidhje me atë që po ndodhte.

Përveç “padijes” dhe “përtacisë” së komentatorëve për t’u informuar, Rama vuri në dukje edhe atë që e quajti “një ligësi të neveritshme në raport me vendin e me njerëzit e këtij vendi”.

E vërteta është se memet nuk kanë munguar. Nuk ka munguar as cinizmi dhe as shpotia për kontrollin e iranianëve ndaj shtetit dixhital të Shqipërisë. Dhe kjo e ka një shpjegim.

Arsyeja e parë është propaganda e dalë boje që ka shoqëruar nga fillimi e deri më sot këtë çështje. Mungesa e reflektimit për të çarat e sistemit, përsëritja e frazave trumfaliste dhe shpallja para kohe e fitoreve që shoqëroheshin me turpërime tregoi mungesë serioziteti dhe la shijen e hidhur se qytetarët dhe gazetarët po trajtoheshin si budallenj, duke tentuar që e vërteta të mbahej e fshehtë.

Që në ditën e dytë, kur E-Albania ishte ende e paralizuar qeveria doli me deklaratën se “të dhënat e sistemeve të informacionit të shërbimeve qeveritare janë të sigurta dhe të paprekura”. Sigurisht që kjo më vonë rezultoi një gënjeshtër. Nuk ishte vetëm AKSHI. Deklaratat e Ramës ishin njësoj të rreme. Lapsi.al i ka vëzhguar ato ditë pas dite këto muajt e fundit.

Për shembull, në 18 Korrik pa kuptuar ende çfarë kishte ndodhur, Rama shpërndau mesazhin ku thoshte mes të tjerave se “agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje”.

Lexo edhe: Gjithçka sheshit, si e rrëzuan hakerat Policinë e Shtetit

Siç u pa më vonë, agresori jo vetëm nuk po tërhiqej, por sapo ia kishte nisur të shijonte informacionet e para të grabitura nga sistemi. Ndërsa E-Albania rikuperohej ngadalë, u kuptua se sulmi kishte qenë serioz dhe jo aq i lehtë për t’u zmbrapsur.

Tjetër rast ishte goditja në sistemin TIMS. Policët në pikat kufitare shkruanin me stilolapsa në fletët e regjistrave hyrjet dhe daljet, kur Rama shkruante mes të tjerash se “agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit,asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash”.

Më vonë rezultoi se hakerat kishin hyrë në TIMS, madje nxorrën edhe lëvizjet e kryepolicit Gledis Nano. Gënjshtrat ende vazhdojnë. Reflektim nuk ka. Ku ka terren më të mirë për meme, batuta dhe cinizëm.

Arsyeja e dytë është komunikimi i qeverisë me publikun. Pas sulmit kibernetik është nxitur vazhdimisht konflikti dhe përçarja. Deklaratat flakë për flakë ndaj kujtdo që kërkonte llogari për miliona euro të shpenzuara me E-Albania, kujtdo që kërkoi përgjegjësi apo raportoi për versionet e ndryshme të sulmit.

Kështu pas bllokimit të sistemit nga e E-Albania, kryeministri Rama kërcënoi me procese gjyqësore gazetarët që raportuan se pas sulmit kibernetik mund të mos ishin shtetet armike, por grupe piratësh kibernetikë.

Njësoj nervoz me mediat ishte komunikimi pas bllokimit të sistemit TIMS, ose pasi prokuroria nxorri urdhër se nuk duhej të publikohej në media asnjë informacion që është publikuar nga hakerat iranianë.

Kërcënimet me urdhra prokurorie, akuzat për “destruktivitet”, etiketimet për “festë tallavaje për ekrane e portale” kanë krijuar një terren armiqësor. Gjuha e urrejtjes që buron gjithnjë e më shumë nga qeveria shmangu më pas bashkëpunimin me mediat, ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe solidaritetin mes palëve.

Lexo edhe: Ne do i themi “JO” urdhërit të prokurorisë

Arsyeja e tretë dhe po kaq e rëndësishme është se para se sistemi dixhital të sulmohej nga hakera rusë apo iranianë, është sulmuar nga vetë partia në pushtet. Një vit më parë, Lapsi.al publikoi databazën me të dhënat personale të më shumë se 900 mijë shqiptarëve.

Në kujtesën e shumëkujt është e qartë se “armiqtë” e djeshëm të shtetit dixhital nuk mund të jenë sot mbrojtësit e të njëjtës ngrehinë, për të cilën ideuan dhe organizuan grabitjen dhe keqpërdorimin e materialeve sensitive të qytetarëve për patronazhistët e partisë. Ku ka situatë me cinike se të shohësh ata që vodhën dje të dhënat tona konfidenciale, teksa ankohen sot se është vënë në lojë “dinjiteti i shtetit”, që vetë ia ulën një herë brekët?/Lapsi.al



20 Comments

  1. Shoqatë që u ngrit pikërisht me fonde të këtyre biznesmenëve për të ndihmuar fëmijët autikë, por që në fakt, nëse shkon atje, duhet të paguash më shumë se kudo tjetër.

    Tjetër grua që të mbahet mend për sukses nga ajo kohë, nuk na vjen ndërmend.

    A po, kur po largohej filloi të promovohej edhe Armina, po ajo e shkreta u mjaftua veç me një dyqan brekësh!

    1. Ti karakurve i ores 12:33 pervec bythes tende te qelbur,ke nxjerr ne shitje gjithe femrat e fisit tend te ndyre. Por ato nuk duan leke. Duan Hajdar por ti do dhe per vete. Qari i ne “shpellkareve”

  2. Ka kohe qe ka degraduar dhe ata qe e prune ne Shqiperi nga Parisi e kane gjetur zevendesin, te cilit do t’ia gjejne 1 milion vota, ashtu si Rames.
    Tragji-komedia me Shqiperine, drejtuar nga joshqiptare vazhdon…

  3. Relativizo te keqen dhe degradimin , krimi e ligesia mbreterojne
    Relativizo deshtimin dhe hipokrizine dhe ti mbreteron .
    Por ti o i gjati ine harron karmen , harron se ka nje Zot qe ndeshkon .

  4. Shoqatë që u ngrit pikërisht me fonde të këtyre biznesmenëve për të ndihmuar fëmijët autikë, por që në fakt, nëse shkon atje, duhet të paguash më shumë se kudo tjetër.

    Tjetër grua që të mbahet mend për sukses nga ajo kohë, nuk na vjen ndërmend.

    A po, kur po largohej filloi të promovohej edhe Armina, po ajo e shkreta u mjaftua veç me një dyqan brekësh!Shpellkari cecen me emrin e bukur Edi nje pune di ti te besh mire,qe me urdher te salihut shkerdhen mamin motrat vajzen qe rraca juaj e qelbur te shtohet gruan ja ke lene vipave te pd si muli paloka spaho kulici etj shpellkare vipa qe ka pd e salih metaj

  5. Fajin e la vetë dhe qeverisja e tij dhe merret me shpoti dhe kritika për të tjerët!!! Në një vend normal KM kishte dhënë dorëheqjen.Ngaqe mendon se je i përjetshëm vazhdon avazin që fajin e la opozita, Berisha, gazetarë dhe ata që bëjnë meme.Nuk gëzohet kush për këtë që ndodh por janë të trishtuar që kanë një KM idiot e antishqiptar.

  6. çdo njeri që ka probleme me SPAK, do strehohet tek Berisha.

    Veçse ai ka probleme për vete dhe nuk i dihet si përfundon, duke qenë se do thirret si dëshmitar për grabitjen e pronave të kompleksit të Partizanit, me firmë të tij.Lexo Gimin dhe kete VKarin qe han mut gjithe diten duke mbrojtur spiunet salih metaj,duan te na mbushin mendjen qe agjenti spiun salih metaj do vijne ne pushtet dhe heren e trete do ti ushqejne shqiptaret me luge floriri si nje here e nje kohe enveri

  7. drejtësia e vjetër nuk guxoi as ta thërriste si dëshmitar për vrasjet e 21 janarit, edhe pse ai mburrej ekraneve se i vrau 3 dhe mund të vriste dhe 3000.

    Nuk e thirri as kur ngrefosej si gjel se do vriste dhe Edi Ramën me snajper. Nuk e thirri pse fshiu serverin e Kryeministrisë duke prishur provat, dhe as kur kundërshtoi dorëzimin e gardistëve të dyshuar si vrasës për hetim.

  8. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj thotë se Sali Berisha dhe Ilir Meta ishin të interesuar për vrasjen e Lulzim Bashës në mënyrë që të rrimerrnin kontrollin e PD-së me dhunë.

    Haklaj shprehet se edhe protesta e 8 janarit ishte një tentativë për të vrarë Bashën.

  9. Po “iranianet” prej 14 muajsh paskan bere dasem brenda sistemit o pallosh .
    Ku eshte palloshi qe na thoshte se ne vepruam shume shpejt ?
    Kam frike se strumbullari dhe hakersi i gjithe kesaj zallamahie je vete ti o pallosh .
    Pastrove ça deshe dhe si deshe dhe tani bene humor kinez .
    Edhe pse je deri ne fyt me korrupsion asnje email nuk te demton , te jete e rastesishme valle?

  10. Mire cinizmin dhe hipokrizine e palloshit po kush u denua apo u ndeshkua per kete? Asnje
    Po kur nderhyne partonazhistet ? Asnje
    Po per leket qe u hodhen lume kush mban pergjgegjesi ? Asnje
    Ne kete vend horrash a ka ndonje njeri qe eshte fajtor , a mban pergjegjesi ndokush ?

  11. Sa herë socialistët përballen me ndonjë skandal të rëndë korrupsioni dhe papërgjegjësi në qeverisje, natyrisht që zgjojnë dhe zemërim qytetar. Sapo njerëzit vendosin të protestojnë dhe të përballen me socialistët, shfaqet Sali Berisha dhe qytetarët kthehen në shtëpi të dëshpëruar, pasi u duket se i pret një e ardhme më e zezë.

    Sa herë socialistët dështojnë me reforma dhe ngjallin pakënaqësi popullore, shfaqet Sali Berisha si alternativë dhe njerëzit kafshojnë gjuhën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *