Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Nga sot, nafta do të tregtohet me pakicë do të jetë jo më shumë se 223 lekë/litri. Krahasuar me çmimin e vjetër shtohet me 7 lekë për litër. Benzina do shitet me 194 lekë për litër. Ndërkohë gazi tregtohet me 78 lekë për litër.
Çmimet e vendosura janë :
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 223 lekë/litri. Ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 211 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 194 lekë/litri. Ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Lexo të ngjashme: Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 24 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Mos i gezofshin lekët vampirët hajdutët që kemi në qeveri!
Në të njëjtën periudhë që kursi i dollarit është rritur me 2% (nga 117 në 120 lek) çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka rënë me 8% (nga 86 USD në 79 USD për fuci). Kuptohet fare lehtë që bordi i transparencës është në fakt Bordi i HAJDUTEVE të ligjëruar nga kryeministri Rama.
Turp!!
Skeni pare gje akoma
Beje 20.000 leke per liter qe te mbledhim mendjen nje here e mire
JU QIFT KINA LIBRIN E SHPISE( PO PATET FAMILJE) MAQESONIA E KA 1710 LEK ( 90 DINAR × 19 LEK E VJETRA).