• |
ide | kryesore

Tenton t’i vërë flakën prokurorisë së Monzës, arrestohet shqiptari në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit
Prokurorisë



Ai spërkati derën e hyrjes së Prokurorisë së Monzës në Itali me benzinë dhe tentoi t’i vërë flakën. Është historia e një 60-vjeçari shqiptar që bërë xhiron e mediave italiane. Emri i personit nuk bëhet i ditur. Mediat e vendit fqinj raportojnë se shqiptari kishte shkuar pranë prokurorisë së Monzës rreth orës 7 të mëngjesit.

Ai është pikasur nga rojet në momentin që ka tentuar të ndezë zjarrin dhe është ndaluar në kohë. Menjëherë janë lajmëruar forcat e ndërhyrjes së shpejtë të cilat kanë ndaluar autorin. 60-vjeçari shqiptar është dërguar në komisariat ku edhe pritet të merret në pyetje për ngjarjen e rëndë. Dëshmitarët thanë se shqiptari kishte thënë vetëm: “Dua drejtësi”.

Nuk dihen më shumë detaje. Hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes mbi motivet që e çuan shqiptarin të kryejë këtë akt. Po verifikohet nëse shqiptari ka vepruar i vetëm apo ka pasur edhe bashkëpunëtorë ndërsa është duke u saktësuar edhe gjendja mendore e autorit. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *