• |
ide | kryesore

Shkupi publikon të dhënat e atyre që luftuan me Shtetin Islamik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shkupi



Për të parën herë, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka publikuar në Fletoren Zyrtare listën me të dhënat e detajuara të 15 personave, të përfshirë në luftërat e huaja, si pjesë e grupit militant, Shteti Islamik.

Pjesë e të dhënave janë edhe adresat e tyre të banimit. Janë edhe veprat për të cilën akuzohen. Në bazë të vendimit, atyre u ndalohet përdorimi, transferimi, konvertimi, transferimi ose disponimi i pronës. U ndalohet vënia në dispozicion e çdo pasurie, drejtpërdrejt ose indirekt. U ndalohet si dhe krijimi ose vazhdimi i një marrëdhënieje biznesi.

Të 15 personat, të dhënat e të cilëve janë bërë publike, kanë marrë pjesë në formacionet paraushtarake gjatë viteve 2014-2015. Një pjesë e tyre kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në luftën në Siri. Të tjerë kanë inkurajuar palë të treta që bashkë me familjet e tyre, të shkojnë në këtë vend. Ekspertët e sigurisë thonë se publikimi i të dhënave paraqet një mjet efikas për të mos lejuar transferimin e parave nga burime të dyshimta.

Por organizatat joqeveritare që në fokus kanë rehabilitimin e personave të kthyer nga luftërat e huaja, insistojnë se në informacione të tilla duhet të kishin akses vetëm institucionet dhe jo i gjithë opinioni publik. Kjo pasi mund të vihet në rrezik jeta e të afërmeve të këtyre individëve.

LEXO EDHE: Dëbohet nga Italia shqiptari i lidhur me ISIS

“Çfarë ndodh nëse dikush tenton një sulm ndaj personave të sanksionuar ose familjarëve me të cilët bashkëjeton, duke qenë se qeveria tani i ka bërë të ditura adresat se ku banojnë”, – pyet Samet Shabani nga organizata joqeveritare Horizont.

Në bazë të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, pjesëmarrja ose rekrutimi i personave për t’u përfshirë në luftërat e huaja, paraqet vepër penale. Për këtë parashikohet nje dënim me te pakten 5 vjet burg. Në bazë të të dhënave të organizatave joqeveritare në luftërat e huaja janë përfshirë 156 persona. Shifrat zyrtare tregojnë se 83 vetë janë kthyer në vend. 30 prej tyre e kanë marrë tashmë dënimin.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *